LAJMI I FUNDIT:

Niveli i ujit në Batllavë, 8 metra nën kuotën maksimale

Niveli i ujit në Batllavë, 8 metra nën kuotën maksimale

Niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është minus 8 metra nën kuotën  maksimale.

E kuota e nivelit maksimal është 635 metra mbi lartësinë detare.

Drejtori i kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Prishtina”, Illir Abdullahu  ka bërë thirrje tek konsumatorët që të jenë përgjegjës dhe ta shfrytëzojnë ujin e pijshëm në mënyrë të drejtë.


“Kemi një rënie të nivelit të ujit në Liqenin e Batllavës. Nga kuota maksimale që është 685 metër e lartësisë mbidetare kemi rënie minus tetë metra”, deklaroi Ilir Abdullahu për emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini.

Abdullahu në një bisedë telefonike në Zyrën e Ankesave ka thënë se gjendja nuk është alarmante. Por, pavarësisht kësaj ai tha se përdorimi i ujit duhet të jetë sa më racional.

“Gjendja ende nuk është alarmante, por duhet që uji i pijes të shfrytëzohet sa më racionalisht”, deklaroi më tej Ilir Abdullahu, përcjell Telegrafi.

Niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është mesatar, edhe pse në të kaluarën gjendja ka qenë më e mirë.  Kështu ka bërë të ditur Abdullahu, duke thënë se po presin që të ketë reshura.

Situata e njëjtë është edhe në Liqenin e Badovcit. Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është minus 7.65 metra nën kuotën maksimale./RTV Dukagjini/Telegrafi/