LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Shqetësues mosreagimi i MPJ-së për akuzat e Maqedonisë ndaj Haradinajt

Nitaj: Shqetësues mosreagimi i MPJ-së për akuzat e Maqedonisë ndaj Haradinajt

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, e ka quajtur të papranueshme mosreagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Kosovoës, ndaj akuzave që i janë bërë Ramush Haradinajt nga ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Nitajt në Facebook:

“Pse nuk reagon Ministria e Jashtme për Haradinajn


Ministria e Jashtme e Kosovës do të duhej të kërkonte sqarim nga ambasadori i Maqedonisë në Prishtinë, për deklaratat e Ministrit Maqedonas të Punëve të Brendshme, për siç thuhet, përzierjen e Haradinajt dhe njerëzve të tij, në ngjarjet e Kumanovës.

Ministria e Jashtme e ka për detyrë tu vihet në mbrojtje qytetarëve të saj, aq më tepër kur ata janë politikanë me influencë, e kur akuzohen e atakohen kaq rëndë e me pa të drejtë e duke u shpifur kundër tyre.

Është e çuditshme dhe krejtësisht e papranueshme heshtja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, e cila ka ditur të reagojë edhe për ngjarje krejt të parëndësishme e banale, e nuk reagon për sulme kaq të hapura kundër Kosovës e njerëzve të saj të devotshëm. Ministria e Jashtme është e Kosovës dhe jo e padronëve politik, dhe detyra e saj është që t’i mbrojë të gjithë qytetarët e vet, duke përfshirë edhe kundërshtarët politik. Se çka deklarojnë ministrat e kriminalizuar në Maqedoni, nuk është fare shqetësuese, por shqetësuese është mosveprimi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, e cila me veprimet ose mosveprimet e veta, po e vendos Shtetin e Kosovës në pozitë inferioriteti”, ka shkruar Nitaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori