LAJMI I FUNDIT:

Nitaj, Hazirit: Serbia të na njeh në kufijtë aktual, pastaj hapim letrat për shkëmbime

Nitaj, Hazirit: Serbia të na njeh në kufijtë aktual, pastaj hapim letrat për shkëmbime

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj i është përgjigjur Lutfi Hazirit për çështjen e ndryshimit të kufijve.

Nitaj në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ka thënë se deklarata e Hazirit për kufijtë në kohën e tanishme është tërësisht e gabuar.

“Kam respekt për Hazirin por ka bërë një deklaratë tërësisht të gabuar në kontekstin kohorë kur po e thotë. Zoti Haziri duhet të presë që Serbia duhet ta njeh Kosovën në kufijtë aktual. Në momentin kur Kosova dhe Serbia njihen në kufijtë ekzistues, i them zotit Haziri hajde po i hapim letrat dhe po i nxjerrim konopët dhe nëse u përgjigjet palëve të Kosovës dhe Serbisë po bëjmë shkëmbim konop për konop”, tha ai, përcjell Telegrafi.


“Të thuash tani që Kosova nuk humb nëse e jep Leposaviqin dhe 17 fshatra është të mos e kuptosh peshën e çështjes dhe temës. Do të thotë të mos e kuptosh sensitivitetin e hapjes së temës së ndryshimit të kufijve në fazën finale ku ne presim të njihemi nga Serbia. Besoj se kjo do ta kthente gjithë procesin në fillim”, shtoi nënkryetari i AAK-së.

Nitaj: Takimi në SHBA, prej ngjarjeve më të mëdha për Kosovën
Lexo po ashtu Nitaj: Takimi në SHBA, prej ngjarjeve më të mëdha për Kosovën

Nitaj thotë se tema e ndryshimit të kufijve tashmë është e vdekur por thotë se nuk e kupton Lutfi Hazirin pse e kthen ende në diskursin publik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori