LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Dialogu dhe pandemia e shtrojnë nevojën që koalicioni qeveritar të zgjerohet me partnerë tjerë

Nitaj: Dialogu dhe pandemia e shtrojnë nevojën që koalicioni qeveritar të zgjerohet me partnerë tjerë

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj thotë se mandati i presidentit skadon në shkurt të vitit të ardhshëm dhe kjo temë nuk është herët të hapet.

Nitaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në Kosovë kanë ndodhur disa zhvillime që kërkojnë një reflektim edhe nga koalicioni qeveritar.

“Situata me pandeminë dhe dialogun e ka shtruar nevojën që koalicioni qeveritar të zgjerohet edhe me partnerë tjerë. Është pothuajse e pamundur që një marrëveshje eventuale të miratohet në Kuvend me 2/3 pa zgjerim të koalicionit qeveritar”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Nënkryetari i AAK-së thotë se sot Haradinaj ka marrë mandat për çfarëdo negociata për riformatizimin e qeverisë dhe për negociatat për presidentin

“Një kërkesë e një numri të madh të anëtarëve të Këshillit Drejtues që kandidatë i AAK-së për president të jetë zoti Haradinaj”.

Nitaj thotë se kjo kandidaturë nuk e prek pozitën e Presidentit aktual deri në fund të mandatit në shkurt.

“Gjërat duhet t’i themi hapur. Koalicioni i ka vetëm 61 vota dhe mandati i Presidentit skadon me 8 mars. Qeveria do të përballet me çështjen e presidentit dhe nëse partitë nuk gjejnë zgjidhje për presidentin, vendi detyrimisht do të shkon në zgjedhje”, tha ndër të tjera Muharrem Nitaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori