Nissan paralajmëron rritje çmimesh për shkak të tarifave të Trumpit

Nissan po paralajmëron se tarifat për automjetet e prodhuara në Meksikë së shpejti mund të rrisin çmimet për disa nga modelet e tij më të përballueshme në SHBA.
Prodhuesi i automjeteve thotë se nëse detyrohet të zhvendosë prodhimin në SHBA, kostot do të rriten dhe këto rritje ka të ngjarë t'u kalojnë blerësve.
Kompania aktualisht prodhon modele të njohura si Sentra dhe Kicks në Meksikë, ku kostot më të ulëta të punës ndihmojnë në mbajtjen e çmimeve brenda mundësive.
Sentra fillon nga 22,600 dollarë, ndërsa Kicks fillon nga 22,430 dollarë.
Sipas zyrtarëve të Nissan, tarifat për këto modele shtojnë afërsisht 2,500 deri në 3,000 dollarë për automjet.
Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se “kanë nevojë për vetura të prodhuara në SHBA”. /Telegrafi/



















































