LAJMI I FUNDIT:

Nissan Leaf shpallet vetura më ekologjike e vitit

Nissan Leaf shpallet vetura më ekologjike e vitit

Në Evropë dhe në SHBA tashmë temë qëndrore është integrimi i plotë i veturave elektrike në jetën e përditshme dhe përkushtimi drejt një transformimi të tillë në rrugët e botës është konfirmuar në New York International Auto Show 2018.

Në këtë ngjarje për herë të parë është shpërblyer Nissan Leaf, si vetuar më ekologjike e vitit nga World Car Awards.

LEAF gjenerata e parë ishte vetura e parë elektrike në shitje që edhe e hapi trendin për të gjitha veturat tjera pasuese elektrike që po shtohen çdo ditë e më shumë. LEAF mbetet ikona e vizionit të brendit të veturave Nissan për ndryshimin e mënyrës se si veturat furnizohen, drejtohen dhe integrohen në shoqëri.


Leaf mbetet vetura elektrike me e shitur në botë, ndera ne 2018, Nissan Leaf sjell gjeneraten e dytë e tij me shume perparesi.

“Ne jemi shumë krenarë pasi që nga lansimi i Nissan Leaf në vitin 2010, ne kemi qenë në gjendje që të vëmë në përdorim mbi 300 mijë vetura elektrike me zero emetim në mbarë botën, duke ndihmuar që të reduktojmë gjurmët e karbonit në mbarë botën”, u shpreh Daniele Schillaci, zëvëndëspresidenti ekzekutiv dhe drejtori i marketingut global e shitjes në Nissan.

Nissan Leaf 2018 ishte në krye të një liste prej pesë konkurrentëve, por ishte vetura e vetme elektrike në po të njëjtën kategori. Juria vlerësoi se impakti i përgjithshëm në ambient ashtu si niveli i emetimeve e përcaktoi fituesin e kategorisë për veturën më ekologjike të vitit.

Në vitin 2011 ishte gjenerata e kaluar e Nissan Leaf që u shpall “Vetura e Vitit në botë” dhe mbetet e vetmja veturë elektrike që e fitoi këtë çmim në historinë 14 vjeçare të ndarjes së këtyre çmimeve.

Të gjitha informatat për brendin Nissan në vendin tonë mund të gjenden te përfaqësuesi i autorizuar, Auto Mita. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto
Si të hiqni ndërruesin nga shpejtësia dhe ta vendosni në neutral në një Ferrari SF90?

Si të hiqni ndërruesin nga shpejtësia dhe ta vendosni në neutral në një Ferrari SF90?

Auto
Përbindëshi i deteve - ky është transportuesi më i madh në botë i automjeteve

Përbindëshi i deteve - ky është transportuesi më i madh në botë i automjeteve

Auto
Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Auto
Kalo në kategori