LAJMI I FUNDIT:

Nisin takimet për privatizimin e Telekomit të Kosovës

Nisin takimet për privatizimin e Telekomit të Kosovës

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka zhvilluar takimin e parë me kompaninë Detecon International GmbH dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) lidhur me privatizimin e Telekomit të Kosovës.

Lluka në Facebook ka thënë se BERZH me kërkesën Qeverisë së Kosovës, ka financuar në formë të grantit dhe ka përzgjedhur kompaninë Detecon, degë e kompanisë Deutsche Telekom, për të përgatitur kompaninë për privatizim, projekt ky që do të zgjasë rreth pesë muaj.

Shkrimi i plotë i ministrit Lluka


Në takimin e parë me kompaninë Detecon International GmbH dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) lidhur me privatizimin e Telekomit të Kosovës.

BERZH, me kërkesën tonë, ka financuar në formë të grantit dhe ka përzgjedhur kompaninë Detecon, degë e kompanisë Deutsche Telekom, për të përgatitur Telekomin për privatizim, projekt ky që do të zgjasë rreth 5 muaj.

Ekipi nga Detecon qëndruan në Kosovë ku u takuan me akterët kryesorë që prekin këtë ndërmarrje të rëndësishme për ekonominë e vendit.

Qeveria e Kosovës është e interesuar të privatizoj pjesën vendimmarrëse të Telekomit, pra rreth 51%, duke qëndruar aksionarë për pjesën tjetër dhe kështu, duke përmirësuar kualitetin e operimit, zvogëluar humbjet dhe rritur efikasitetin e Telekomit.

Në këtë takim diskutuam për hapat e ardhshëm, planin e projektit dhe vendet potenciale që kanë pasur privatizim të suksesshëm e që duhen të krahasohen me ne.

Falenderoj BERZH që ju ka përgjigjur kërkesës për përkrahje, duke rritur besueshmërinë dhe transparencën e këtij procesi të ndjeshëm për vendin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori