Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, morën pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Kurti tha se ajo çfarë po angazhohen me fokus të posaçëm, është të bëjnë kalimin nga zonat ekonomike të pafunksionalizuara, drejt parqeve industriale të specializuara, parqeve industriale të gjelbra dhe parqeve të teknologjisë e të inovacionit.
Gjithashtu, kryeministri tha se këto parqe industriale janë dëshmi, që ata edhe besojnë në konkurrencën e lirë midis bizneseve, por gjithashtu mundësojnë edhe bashkëpunimin midis bizneseve për vlerë të shtuar.
“Parku Drenas 2, pritet të jetë sa më shumë i gjelbër, me qasje në energji të ripërtërishme, me objekte të menaxhimit të mbeturinave e të ngjashme dhe do të jetë në shërbim të bizneseve tona me veprimtari inovative për të rritur riciklimin në prodhim dhe për të kontribuar në zhvillimin e industrisë së gjelbër.
I iniciuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe nga agjencia KIESA, ky park do të ketë një sipërfaqe prej 36.5 hektarësh, do të jetë në pronësi të Qeverisë, do të ketë një investim prej 7,7 milionë euro, e hapësirë për 50 biznese prodhuese duke përfshirë ato me veprimtari inovative që do të kontribuojnë dhe përfitojnë nga ekonomia qarkore”, thuhet në njoftim.
Në këtë ngjarje, të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Enver Dugolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Peci: Në SHBA po diskutohet njohja e Kosovës nga Rusia

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Thyhen xhamat e trenit të sapo riparuar, reagon “Trainkos”

Bisedat e publikuara në Viber, Kica: LDK-në po e sulmojnë tri grupe

Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani