LAJMI I FUNDIT:

Nisin hetimet për keqpërdorimet gjatë marrjes së pasaportës bullgare nga qytetarët e Maqedonisë

Nisin hetimet për keqpërdorimet gjatë marrjes së pasaportës bullgare nga qytetarët e Maqedonisë

Autoritetet bullgare u deklaruan se kanë nisur hetim për manipulimin e madh të administratorëve shtetëror që kanë shitur vërtetime për prejardhje bullgare personave nga vendet që janë jashtë Bashkimit Evropian ku ata kanë marrë pasaporta dhe shtetësi bullgare.

Mediat bullgare njoftojnë se kryesisht janë shtetas të Maqedonisë, Ukrainës dhe Moldavisë dhe kanë paguar 5000 euro për vërtetim të rremë, me çka kanë marrë dokumentet e nevojshme bullgare. Ekziston dyshimi se në këtë mënyrë për një javë janë nxjerr nga 30 deri në 40 pasaporta, dhe nuk dihet ende se kur kanë filluar këto veprime ilegale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Administratorët dyshohen për korrupsion, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve”, kumtojnë nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar të Bullgarisë.


Bullgaria në vit ndan rreth 10.000 dokumente për të huaj. Tashmë për një kohë të gjatë në vend ka debat për kriteret e vërtetimit të prejardhjes bullgare. Njëherë ishte e mjaftueshme vetëm të jepet deklaratë, por nga 1 maji i vitit 2017, Sofja kërkon dokumente që kërkojnë prejardhje bullgare të prindërve apo nga gjyshërit apo stërgjyshërit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori