Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka komentuar të dhënat e INSTAT lidhur me popullsinë në vend. Ai tha se shqiptarët po largohen çdo ditë për shkak të pasigurisë, frikës, ambientit armiqësor dhe mungesës totale të funksionimit të shërbimit shtetëror.
“Shqipëria po zhbëhet! Në vitin 2030 do jemi më pak se 1 milion ! Po nuk e ndaluam ringjalljen e të keqes, në 2040 do katandisemi ndoshta vetëm disa qindra mijë!”, ka shkruar Nishani në profilin e tij, në Facebook.
Statusi i plotë i ish-presidentit Nishani:
INSTAT (Instituti i Statistikave) konfirmoj para pak ditësh alarmin e dhënë prej kohësh nga njerëzit e përgjegjshëm të këtij vendi. Shqipëria po zhbëhet ! Deri në vitin 2030 ky vend do mbetet me më pak se 1 milion banorë !! Por ky institucion (megjithëse ekstremisht i vonuar në këtë konkluzion) tregon se si dhe sa shumë kanë degraduar institucionet e një shteti që duhet të ishte serioz, më e pakta.
INSTAT, i paraparë në legjislacion dhe i ndërtuar jo pa vështirësi, si një institucion i pavarur dhe kredibël nuk do mund ti shpëtonte dot kulturës të ringjallur bolshevike, të kapjes politike dhe trajtimit si një sekretari teknike e propagandës qeveritare. Analiza më e fundit për shpopullimin e Shqipërisë nga ky institut, mbështetet kryesisht në argumentin e raporteve disproporcionale të vdekje/lindjeve në vend duke argumentuar numrin e ulët të lindjeve. Të thuash qesharake është pak. Ti thuash paaftësi, është e pamjaftueshme. Ti thuash veçse një maskë politike, do mbetej e pa plotë.
Më 10 gusht, ditën europiane të rinisë, organizmat e pavarur deklaronini se: “70% e rinisë shqiptare kërkonin të largohet nga vendi si rezultat i papunësisë dhe humbjes së besimit tek qeverisja”. Shifrat e statistikave serioze të vendeve pritëse tregojnë një emigrim masiv të shqiptarëve renditur pas sirianëve të gjendur në luftë dhe masakra. Tendenca e largimit nga vendi duket të jetë edhe më dëshpëruese pasi ajo reflektohet tani jo vetëm tek të papunët, tek kategoria e shtresës së varfër, tek popullsia rurale, por masivisht edhe tek ai grup që pas shumë përpjekjesh ja kishte arritur të ndërtonte një standard mesatar ekonomik dhe stabilitet jetese familjare. Arsyeja fare e qarte. Pasiguri, frikë, ambient armiqësor, mungesë totale e funksionimit të shërbimit shtetëror.
INSTATI i qeverisë shqiptare duke përmendur shkarazi emigrimin e shpërndan atë në mënyrë manipulimi hilanjos politik, si një fenomen i shtrirë nga viti 2011 e në vazhdim. Padyshim qe viti 2011 dhe 2012 nuk ishin si vitet 2007-2008-2009 kur emigrantët shqiptarë në Itali e Greqi nisën të kthehen në Shqipëri bashkë me partnerë italian e grekë në investime të bizneseve kryesisht në fushën e shërbimeve. Ishte një periudhë pothuajse bumi investimesh të mesme nga ky grupim dhe investimesh madhore nga gjigantë ndërkombëtarë të energjisë, infrastrukturës dhe industrisë përpunuese.
2015 e në vijim shënoi nisjen e largimeve masive. Në 2017 qeveritë e vendeve kryesore evropiane thirrën me urgjencë në kryeqytetet e tyre ministrat shqiptarë duke i vënë përballë ultimatumesh për ndalimin e emigracionit nga Shqipëria. Përgjatë 2018, disa ministra të brendshëm të huaj vizituan Shqipërinë me statusin e emergjencës në vendet e tyre nga emigracioni dhe kriminaliteti i eksportuar nga Shqipëria. Sot, pas këtij raporti të INSTAT, të maviosur me katran manipulativ politik, asgjë nuk ka ndryshuar.
Pasiguria e shqiptarëve vijon të shtohet ! Shpresa tek të gjitha gjeneratat për të nesërmen po shuhet me shpejtësi ! Ikja nuk ndalon ! Në vitin 2030 do jemi më pak se 1 milion ! Po nuk e ndaluam ringjalljen e të keqes, në 2040 do katandisemi ndoshta vetëm disa qindra mijë ! Territori do tu jepet atyre që e lakmuan dhe synuan ndër shekuj por veç sot po e marrin nga markato-diplomacia e vulëmbajtësve. Mos prisni që qeveritarëve t’ua ndjejë për këtë zhbërje. Për ta edhe ndjesia e të ndenjurave tani nuk u shijon më në biznes-klasin e avionëve komercial por duhet ti shtrinë tekat ndër jetë-privatët luksozë teksa vështrojnë nga lart delet.
E qeshen! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A