Gjatë ditës së sotme ka filluar vendosja e numrave në shtëpi dhe hyrje të banesave në Mitrovicë.

Kështu ka njoftuar nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, shkruan Telegrafi.


Ai ka thënë se kështu do të mundësohet adresimi më i saktë për objekte banimi dhe afarizmi.

“Ka nisur vendosja e numrave në shtëpi e hyrje të banesave në të gjithë Mitrovicën, për të mundësuar adresim më të saktë për objekte banimi dhe afarizmi”, ka thënë Tahiri.

Ai ka bërë të ditur se ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Agjencionin Kadastral të Kosovës. /Telegrafi/