Nis takimi Danielsson-Vetëvendosje

Ka filluar takimi në mes të drejtorit të Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këtë takim nga përfaqësuesit e VV-së, po merr pjesë kryetari i kësaj lëvizjeje Visar Ymeri, si dhe nënkryetari Driton Çaushi.
Takimi është duke u zhvilluar pa prezencën e mediave, të cilat janë lejuar të marrin vetëm pamje nga takimi.
Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, gjatë ditës së sotme do të takojë edhe përfaqësues të bllokut opozitar AAK dhe Nisma.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































