LAJMI I FUNDIT:

Nis seanca e Kuvendit, s’ka kuorum të mjaftueshëm për vendimmarrje

Nis seanca e Kuvendit, s’ka kuorum të mjaftueshëm për vendimmarrje

Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e seancës plenare e cila është vazhdim i seancës së kaluar.

Në rend dite janë miratimi i disa pikave të papërfunduara nga seancat e mbajtura më 16,22,23 qershor e 1 dhe 6 korrik 2022.

Deri më tani janë hedhur në votim dy pika, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 dhe Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021, por të njëjtat për shkak të mungesës së kuorumit nuk janë votuar.


Opozita nuk po merr pjesë në votim, duke pamundësuar kështu kuorumin e mjaftueshëm për vendimmarrje.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ndërkohë ka thënë se po presim edhe pak, në mënyrë që të krijohet kuorumi i mjaftueshëm. /Telegrafi/