Kuvendi Komunal i Mitrovicës veriore ka filluar seancën e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet rreth zonës së këmbësorëve në pajtim me marrëveshjen e Brukselit dhe rregullimi i urës kryesore mbi Ibër.

Sipas reporterit të Telegrafit brenda Kuvendit Komunal në Mitrovicën veriore, në seancë janë të pranishëm 16 asamblistë.


Aty është edhe kryetari i Komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Kuvendarët e veriut të Mitrovicës do të debatojnë për marrëveshjen e arritur sot në orët e hershme të mëngjesit në Qeverinë e Kosovës për hapat që do të ndërmerren në lidhje me murin e ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës./Telegrafi/

seanca veri22