Nis punën kompjuteri më i fuqishëm në Evropë – Lumi kushtoi 200 milionë euro

Superkompjuteri LUMI do të përdoret për kërkime në fushën e mjekësisë, inteligjencës artificiale, ndryshimeve klimatike, burimeve të rinovueshme dhe energjisë së shkrirjes.
Ekspertët finlandezë kanë promovuar Lumi-n, superkompjuterin më të fuqishëm në Evropë dhe të tretin më të shpejtë në botë, i cili gjithashtu do të jetë efikas në energji.
I vendosur në një fabrikë të vjetër letre në qytetin e Kajaanit, rreth 500 kilometra në veri të Helsinkit, një superkompjuter me madhësi basketbolli mund të prodhojë fuqi të barabartë me atë të dy milionë laptopëve.
Superkompjuteri kushtoi 200 milionë euro, nga të cilat Finlanda siguroi një të katërtën dhe partnerët e tjerë pjesën tjetër.
Kajaani u zgjodh si lokacion sepse klima e tij e ftohtë do të kërkojë pak energji për të ftohur superkompjuterin. /Telegrafi/






















































