Nga sot, 1 korrik, ka filluar zbatimi i mbulimit të kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.

Kështu ka shkruar në Facebook, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Ai theksoi se polica 1-mujore e sigurimit për të gjitha automjetetet deri në 9 pasagjerë mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare hyrëse.


Përndryshe, qeveria në mbledhjen e 27 korrikut, ka ndarë 4,000,000 euro për mbulimin e policës së sigurimit për mërgatën tonë.

Sipas këtij vendimi nga data 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

Polica e subvencionuar do të subvencionohet për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.