Tifozët prishtinas dëshirojnë̈ që heroit të kombit Adem Jashari t’i punohet përmendorja në kryeqytet.

Tifo-grupi i skuadrës së Prishtinës “Plisat”, kanë nisur sot peticion për vendosjen e përmendores së Adem Jashari në qytetin e Prishtinës, përcjell KosovaPress.


“Plisat” kanë vendosur një tendë para shtatores së Skënderbeut, ku synojnë̈ që të mbledhin sa më shumë nënshkrime, ku edhe kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i mbështesin për t’ia arritur qëllimit të tyre.

Peticionin i pari e nënshkruajti kryetari i “Plisave”, Kushtrim Ramadani.

211811427 348739323317236 6333448932533281814 n

213602535 204122658299537 726568233657236838 n

213725538 3010941245807888 2225487781100759674 n