Nis ndërtimi i trotuarit dhe ndriçimit përgjatë Lumëbardhit në Pejë
Komuna e Pejës ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e trotuarit dhe vendosjen e ndriçimit publik përgjatë brigjeve të Lumëbardhit, në segmentin pranë Tregut të Gjelbër.
Punimet janë duke u realizuar në kuadër të investimeve kapitale të Komunës për vitin 2025 dhe pritet të përfundojnë brenda afatit të paraparë nga kontrata.
Nga Komuna bëjnë të ditur se po punohet me intensitet dhe se qytetarët do të informohen rregullisht për ecurinë e projektit./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























