Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit së legjislaturës së shtatë, nën udhëheqjen e kryetarit të ri Glauk Konjufca.

Në këtë mbledhje në rend dite janë tri pika, shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP, shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.


Ndërkaq ritheksojmë se dy partitë kryesore Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje finale për formimin e qeverisë së re të vendit. /Telegrafi/

82458799 196689411461440 9086510481606180864 n

83194477 314561036154790 2560678876472672256 n