Ka nisur konventa e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i partisë, Bedri Hamza në fjalimin e tij tha se PDK nuk ka lindur në zyre, por ka lindur me përballje dhe shpirtin e rezistencës, transmeton Telegrafi.


"Jemi forca me kontributin më të madh në lirinë dhe demokracinë e këtij vendi. Jemi të gatshëm për ta udhëhequr vendin, ne jemi partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Ata nuk u thyen dhe nuk u përkulen kurrë", tha ai.

Ai tha se edhe në rezultatet e 9 shkurtit kanë pasur rezultat të mirë, pasi kanë bashkuar qytetarët me programin e tyre për një jetë më të mirë.

"PDK nuk është alternativë, është nevojë e domosdoshme", pohoi Hamza.

Pas Hamzës, u deklarua edhe kryetari i partisë, Memli Krasniqi, i cili tha se e ardhmja e partisë është ajo që e bëjnë bashkë.

"Sot më shumë se kurrë besoj se e ardhmja e partisë është nga ajo që bëjmë së bashku, e jo veç e veç. Kur jemi të bashkuar jemi të pandalshëm. Më 9 shkurt e pamë, se kur jem bashkë rritem e ngritëm", potencoi ai. /Telegrafi/