LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 10° fog

Nis faza përfundimtare e tregut të Gjelbër në Shtime

Nis faza përfundimtare e tregut të Gjelbër në Shtime

Komuna e Shtimes ka njoftuar se tashmë kanë filluar punimet për fazën e dytë dhe të fundit të ndërtimit të tregut të gjelbër, projekt ky me vlerë financiare të përgjithshme prej 640 mijë eurosh. Ndërkaq në këtë fazë sipas komunës do të investohen rreth 300 mijë eurosh dhe projekti do të finalizohet brenda disa muajve. Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

“Tashmë është në fazën e re që përfshin investim prej 300 mijë eurosh për t’u përmbyllur tërësisht. Në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, ne po ndërtojmë një treg modern dhe funksional që do të përmbushë të gjitha nevojat e fermerëve dhe zejtarëve si të komunës sonë, ashtu edhe të gjithë atyre nga komunat e tjera që do ta shfrytëzojnë atë. Ky treg do të ofrojë hapësira të përshtatshme dhe të organizuara për të gjithë tregtarët dhe vizitorët e tij”, tha Qemajl Aliu, kryetar i Komunës së Shtimes, përcjellë zyra për informim.

Sipas kësaj komune shumë shpejtë qytetarët shtimjan do t’i kryejnë shërbimet në kushte më të mira, me një infrastrukturë të re, si dhe tregtarët do të kenë një ambient të përshtatshëm për të zhvilluar veprimtarinë e tyre, duke pasur qasje të lehtë dhe të shpejtë në produkte të freskëta nga kopshtet e tyre.


“Kjo fazë e punimeve do të përfshijë ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së tregut, duke siguruar që çdo detaj të jetë në përputhje me standardet më të larta të cilësisë dhe funksionalitetit”, ka thënë Aliu.

Në trend

Më shumë
Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit

Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit

Ndërkombëtare
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

La Liga
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Ekonomi
Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Magazina
Kalo në kategori