LAJMI I FUNDIT:

Nis Edicioni i dytë i Akademisë së Integritetit të Informacionit

Nis Edicioni i dytë i Akademisë së Integritetit të Informacionit

“Edukimi Medial për Gazetarët” – është moduli që hapi edicionin e sivjetmë të Akademisë së Integritetit të Informacionit, dhe u ligjërua nga Besa Luci – kryeredaktore në Kosovo 2.0.

Para fillimit të ligjëratës, studentëve të gazetarisë dhe gazetarëve, iu drejtua kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha.

Ai veçoi rëndësinë e kësaj akademie për gazetarët e rinj dhe falënderoi Institutin Kombëtar Demokratik – NDI dhe USAID në Kosovë, për mundësinë e dhënë që studentët e gazetarët të mësojnë praktikat më të mira për verifikimin e informacionit.


Në modulin e parë të këtij edicioni, u diskutua për principet e gazetarisë, kulturën mediatike, krijimin e përmbajtjes, përdorimin e mjeteve digjitale, standardet profesionale dhe rolin e medias në shoqëri.

Gjithashtu, gazetarët patën rastin të analizojnë përmbajtjet mediatike lokale dhe ndërkombëtare.

Ndryshe, Akademia për Integritetin e Informacionit, do të vazhdojë edhe me pesë module të tjera në muajt pasues.