LAJMI I FUNDIT:

Nis aventura e ekipeve nga Shqipëria në Ligën e Evropës

Nis aventura e ekipeve nga Shqipëria në Ligën e Evropës

Skuadrat shqiptare nisin sot aventurën e tyre evropiane me ndeshjet e raundit të parë paraeliminator të Liga e Evropës.

I pari që do të zbresë në fushën e lojës është pikërisht Partizani, që në orën 17:00 do të presë në “Selman Stërmasi” skuadrën Bullgare të Botev Plovdivit.

Dhe kjo ndodh në një moment kur Partizani është rrethuar nga zërat e afatit kalimtar, pasi flitet për ardhjen në stol të trajnerit Milinkoviç nga Luftëtari.


Në orën 20:00, në Korçë do të luhet ndeshja mes Skënderbeut dhe Sant Hulias. Skuadra korçare rikthehet pas më shumë se një viti në evenimentet evropiane dhe këtë do ta bëjë kundër një skuadre të panjohur, siç është ajo nga Andorra.

Në letër, Sant Hulia duket një kundërshtar i lehtë, por korçarët duken të përqendruar në maksimum.

Detyrën më të vështirë nga ekipet shqiptare në këtë raund të Liga e Evropës do ta ketë Tirana. Skuadra bardheblu, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë, do të përballet me një skuadër si Maccabi Tel Aviv.

Të udhëhequr nga trajneri Ze Maria, bardheblutë kanë udhëtuar drejt Izraelit, ku kanë zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore. Gjendja e lojtarëve është e mirë dhe të gjithë janë gati për sfidën e mbrëmjes së sotme.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori