Ka nisur alokimi i mjeteve financiare tek qytetarët për subvencionimin e izolimit të shtëpive. Janë mbi 1 mijë qytetarë që kanë përfunduar punimet në shtëpitë e tyre, derisa jo të gjithë i kanë marrë paratë nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE). Ndërkaq, Fondi është në proces të alokimit për ata që i kanë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara.
Përkundër faktit që gratë kanë pasur përparësi në këtë program subvencionimi, numri i atyre qe kanë aplikuar është vetëm 2 për qind krahas numrit të përgjithshëm.
Kështu bënë të ditur për KosovaPress, Fillojetë Konjuhi nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE).
Konjuhi thekson se marrëveshjet e para veçse janë nënshkruar me qytetarët të cilët kanë kaluar të gjitha proceset e verifikimit, ndërsa shton se çdo ditë alokojnë paratë në llogari të qytetarëve përfitues.
Pavarësisht se ka ende kohë për t’i kryer punimet, Konjuhi shprehet se gjysma e qytetarëve në kohë kanë përfunduar ato.
“Tashmë është përmbyllur i tërë procesi i vlerësimit të aplikimeve. Fondi ka pranuar gjithsej 3 mijë e 321 aplikime, ku rreth 1010 janë aplikime të cilat janë pa raportin e auditorit dhe janë në listë të pritjes, ndërsa nga aplikimet e tjera janë lëshuar 2 mijë e 150 letra të para aprovimit.
Në këtë fazë jemi duke pranuar aplikimet për disbursim, d.m.th kërkesat për disbursim të parave dhe janë mbi 1 mijë persona që tashmë kanë lajmëruar fondin që kanë përfunduar punimet. Marrëveshjet e para veçse janë nënshkruar me qytetarët të cilët kanë kaluar të gjitha proceset e verifikimit dhe për çdo ditë po nënshkruhen marrëveshje, e çdo ditë po dalin para në llogari të qytetarëve…
Pothuajse gjysma e qytetarëve kanë përfunduar punimet. Të gjithë qytetarët që kanë marrë letrat e para aprovimit kanë gjashtë muaj kohë prej kur kanë pranuar letrat, kështu ende është herët”, tregon Konjuhi.
Megjithatë, ajo tregon se ka raste që qytetarët po thërrasin Fondin ende pa kryer punimet, për çfarë bënë thirrje përfitueseve që mos të lajmërojnë pa përfunduar në tërësi punimet sepse vonohet procesi.
“Gjatë kohës se terrenit janë hasur disa familje të cilët kanë lajmëruar Fondin që kanë përfunduar punimet, kurse kur kanë shkuar kompania verifikuese kanë parë që punimet ende janë në proces dhe kjo prolongon procesin, për shkak se kompanitë do duhej të rikthehen përsëri tek ato familje kur ata të kenë kryer në të vërtetë punimet dhe këto familje shkaktojnë vonesa edhe tek qytetarët e tjerë të cilët veçse janë në pritje, sepse kanë përfunduar përnjëmend punimet.
Kështu vonohet procesi dhe ju lutem qytetarëve që mos të lajmërojnë fondin që kanë kryer punimet pa i bërë ato, sepse pastaj kompanitë do duhej që ta shtynë procesin për të gjitha familjet e tjera, edhe ata që kanë kryer punimet e që janë në listë të pritjes”, potencon Konjuhi.
Përkundër faktit që gratë kishin përparësi të subvencionohen me 5 për qind plus, vetëm 2 për qind e totalit ishin përfituese gra.
“Gratë janë subvencionuar me një 5 për qind plus, por përkundër këtij fakti, numri i tyre të cilët kanë aplikuar si pronare të shtëpive është i vogël, vetëm rreth 2 për qind të totalit të cilët kanë përfituar”, thekson Konjuhi.
Mes tjerash Konjuhi tregon fazat që duhet të plotësojnë përfituesit deri tek disbursimi.
“Qytetarët në momentin që dorëzojnë kërkesën për disburusim përmes e-mailit, disbursimi@fkee-rks.net. FKEE i merr këto kërkesa dhe i liston, i ruan dhe ato më pas shqyrtohen nga Komisioni verifikues për të parë nëse dokumentet janë të plotësuara. Dokumentet e plotësuara siç duhet, dorëzohet tek kompanitë verifikuese të cilat janë të ndara sipas regjioneve dhe këto kompani më pas i kontaktojnë familjet dhe shkojnë i verifikojnë punimet.
Kur kryhen verifikimet e punimeve, ata hartojnë një raport të detajuar të cilin e dorëzojnë tek fondi me të cilën dëshmojnë që punimet janë kryer sipas letrës së para aprovimit të cilën kanë marrë qytetarët. Në momentin që Fondi pranon raportin, këto shndërrohen në marrëveshje të disbursimit për të cilat qytetarët i pranojnë në adresën e tyre bashkë me kohën kur mund të vinë të nënshkruajnë”, përfundon Konjuhi.
Sipas saj, sfidë në këtë projekt mbetet plotësimi i dokumentacionit. Ajo thotë, se shumë qytetarë që dorëzojnë kërkesat për disbursim, nuk e plotësojnë siç duhet dokumentacionin e kërkuar.
Duke folur për qytetarët që kanë aplikuar në thirrjen “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”, Konjuhi shpjegon se përfituesit duhet t’i dorëzojnë faturat në mënyrë të detajuar dhe jo të përgjithësuar.
Sipas Konjuhit, komuna e cila prinë me përfitues për subvencionim është Prishtina, Podujeva, Peja, Ferizaj, Vushtrri, Gjakovë, Gjilan, Prizren. Ndërsa thekson se më së paku aplikues ka nga komunat veriore të vendit.
Kujtojmë se, me qëllim të kursimit më të madh të energjisë dhe rritjen e mirëqenies në shtëpitë individuale, Qeveria e Kosovës ka mbështetur programin për subvencionimin e termoizolimit të mureve të jashtme, termoizolimit të kulmeve, si dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme për 45 për qind të vlerës së investimit, deri në 5.500 euro. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-780x439.jpg)
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet
![DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor
![Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/123-780x439.png)
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht