LAJMI I FUNDIT:

Nintendo Switch tejkalon shitjet e konsolës Wii

Nintendo Switch tejkalon shitjet e konsolës Wii

Konsola e dorës Nintendo Switch tejkaloi rezultatet e përgjithshme të shitjeve të konzollës Wii dhe u bë më e shitura në historinë e kompanisë.

Switch pati një tremujor relativisht të fortë pushimesh, me 10.67 milionë njësi të shitura midis tetorit dhe dhjetorit, pavarësisht mungesës globale të gjysmëpërçuesve, dhe falë këtij rezultati, numri total i njësive të shitura në dorë u rrit në 103.54 milionë. Kjo do të thotë se në më pak se pesë vjet, Switch tejkaloi konsolën Wii, e cila shiti 101.63 milionë kopje.

Dërgesat janë gjithsesi 8 për qind më të ulëta nga viti në vit, por Nintendo është dukshëm më pak i prekur nga problemet e zinxhirit të furnizimit sesa disa prodhues të tjerë. Sony tha se kishte shitur vetëm 3.9 milionë konzola PlayStation 5 në një periudhë të vetme. Nintendo gjithashtu nxori një model të ri OLED të konzollës Switch gjatë tremujorit të fundit dhe pretendon se është bërë një fillim i mirë.


Kompania rishikoi parashikimet e saj të shitjeve të Switch dhe i reduktoi ato me një milion njësi për vitin fiskal. Tani ajo pret të shesë 23 milionë konzola në vend të 24 milionëve të parashikuara në nëntor të vitit të kaluar, që është një rënie tjetër krahasuar me 25.5 milionë konzola të pritura më parë. Nintendo do të ketë nevojë për pak më shumë se katër milionë konzola në tremujorin aktual për të arritur parashikime të reja.

Kur bëhet fjalë për softuerin, lojërat e ribërjes së Pokemon Brilliant Diamond dhe Shinin Pearl janë shitur mirë, me një numër të kombinuar prej 13.97 milionë. Mario Party Superstars shiti 5.43 milionë njësi, The Legend of Zelda: Skyward Sword HD 3.85 milionë dhe Metroid Dread 2.74 milionë njësi.

Nintendo sapo ka lëshuar lojën e mirëpritur Pokemon Legends: Arceus, e cila duhet të përmirësojë shitjet e softuerit në tremujorin aktual, dhe Kirby dhe Toka e Harruar do të mbërrijnë në muajin mars. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Kalo në kategori