I dërguari i OKB-së, Matthew Nimetz ka arritur në Shkup, ku pritet të diskutojë me krerët e shtetit për bisedimet rreth çështjes së emrit të Maqedonisë.

Është paraparë që Nimetz të takohet me kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, atë të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, si edhe me kryeministrin Zoran Zaev.


Deklarata për mediat do të jepen pas takimit të tij me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov./Telegrafi/