Paris Saint-Germain ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Nimes me rezultat 4-2.

Kampioni aktual ka arritur edhe fitoren e katër radhazi në Ligue 1, pasi kësaj radhe ka mposhtur Nimesin.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Antonin Bobichon (63') dhe Teji Savanier (71') për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Neymar (36'), Angel Di Maria (41'), Kylian Mbappe (77') dhe Edinson Cavani (90+).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi brazilian, Neymar, i cili u vlerësua me notë 8.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin vendas, Paul Bernardoni, i cili u notua me 5.3. /Telegrafi/ Nimes:

notat psg e1535821810261

PSG:

notat psg 1 e1535821825493

telegrafi sport app