LAJMI I FUNDIT:

Nikos Kotzias: Maqedonia e Veriut, mirë se erdhe në jetën tonë

Nikos Kotzias: Maqedonia e Veriut, mirë se erdhe në jetën tonë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, ka shprehur urime për Zoran Zaevin dhe Nikolla Dimitrovin.

Ai thotë se kanë ëndërruar për të ardhme të përbashkët për të dy popujt, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kam folur me Zoranin dhe Nikollan. Kemi përkujtuar vështirësitë, lodhjet, tensionet, besimin e përbashkët dhe shpresat që kishim gjatë punës për marrëveshjen. Kemi ëndërruar për të ardhme të përbashkët për të dy popujt. Maqedonia e Veriut mirë se erdhe në jetën tonë. Historia duhet të jetë një shkollë dhe jo burg”, shkruan Kotzias./Telegrafi/


Miratohen ndryshimet kushtetuese, 81 deputetë votuan “për” Maqedoninë e Veriut
Lexo po ashtu Miratohen ndryshimet kushtetuese, 81 deputetë votuan “për” Maqedoninë e Veriut