LAJMI I FUNDIT:

Nikoqir e nis Kampionatin Botëror me disfatë: Ekuadori shumë i fortë për Katarin

Nikoqir e nis Kampionatin Botëror me disfatë: Ekuadori shumë i fortë për Katarin

Ekuadori e ka nisur me fitore fazën e grupeve të Kampionatit Botëror, duke mposhtur 2-0 nikoqirin e turneut, Katarin.

Në minutën e tretë të takimit, mysafirët tundën rrjetën e vendasve, por goli i Enner Valencias u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Mirëpo, në minutën e 16-të, kapiteni Valencia ia doli më në fund ta kalonte ekipin e tij në epërsi, duke realizuar nga penalltia.


Sulmuesi (31’) vazhdoi me paraqitje brilante, pasi ia doli të shënonte edhe të dytin personal, ndërsa Preciado ishte asistuesi.

Me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta ishte me një ritëm më të ulët.

Ekuadorianët dominuan edhe në 45 minutat e dytë të takimit, por nuk ia dolën të shënonin më gola, derisa Katari nuk ia doli të regjistronte një goditje në kuadratin e portës kundërshtare.

Rastin më të mirë në këta minuta e pati Romario Ibarra në minutën e 55-të, por që goditja e tij u prit nga portieri Saad Al Sheeb.

Me këtë fitore, Ekuadori është lider i Grupit A me tri pikë, ndërsa Holanda e Senegali që luajnë mes veti, takohen nesër (e hënë), ndërsa nikoqiri Katari është në të fundit. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori