LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski: Qeveria të përgjigjet si do t’i votojë amendamentet në Kushtetutë

Nikolloski: Qeveria të përgjigjet si do t’i votojë amendamentet në Kushtetutë

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski, sot në konferencë për shtyp kërkoi përgjigje se si do të votohen amendamentet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

“Duke marrë parasysh se Qeveria dhe MPJ-ja, si dhe ministri Dimitrov si nënshkrues i marrëveshjes ikin nga përgjigjet, ndërsa kryeministri Zaev e tha të vërtetën kur tha mes tjerash se nuk i shpallin amendamentet për shkak se populli do të ndihej keq dhe se ajo do të ndikonte në vendimin e referendumit. Dëshiroj të pyes se cila është arsyeja që para vendimit më të madhe qytetarët janë të gënjyer, të manipuluar dhe nuk i kanë të gjitha faktet para tyre që të mund të sjellin vendim të drejtë më 30 shtator”, pyeti Nikolloski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai kërkoi nga Qeveria që mos të ik nga përgjigjet me fraza për anëtarësim në BE dhe NATO por konkretisht të përgjigjet dhe të deklarohet. OBRM-PDUKM-ja pyet se a është e vërtetë se amendamentet tashmë janë përgatitur dhe fshihen në publik. Sipas informatave të opozitës, amendamentet nuk janë përgatitur nga Qeveria e Maqedonisë, por nga pale greke dhe janë dhënë në formë ‘nonpaper’.


“Nga ana e Maqedonisë është angazhuar vetëm një profesor i të drejtës kushtetuese i pensionuar, detyra e të cilit është që teknikisht t’i rregulloj të njëjtat. Cila është arsyeja për këtë qëndrim kapitullues ndaj Greqisë, që ajo t’i shkruajë amendamentet ku Kuvendi i Maqedonisë t’i miratojë”, deklaroi Nikolloski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori