LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski: LSDM dhe BDI e kanë përgatitur raportin e Prokurorisë për zjarrin në Tetovë

Nikolloski: LSDM dhe BDI e kanë përgatitur raportin e Prokurorisë për zjarrin në Tetovë

Partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM, ka reaguar në lidhje me raportin e sotëm të Prokurorisë për zjarrin tragjik në spitalin modular në Tetovë.

Nga kjo parti shprehen të bindur se raporti është përgatitur me urdhër të partive në pushtet LSDM dhe BDI.

Aleksandar Nikollovski nga OBRM-PDUKM, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me raportin e Prokurorisë, tha se më përgjegjësi për këtë rast është ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.


Prokuroria tregon arsyet e shpërthimit të zjarrit në spitalin modular në Tetovë
Lexo po ashtu Prokuroria tregon arsyet e shpërthimit të zjarrit në spitalin modular në Tetovë

Ai gjithashtu tha se është qesharake të thuhet se 14 persona e kanë humbur jetën, për shkak të një kabllo.

“Edhe nëse është kështu, sërish përgjegjësi ka ministri Venko Filipçe, pasi ai është ministër dhe përgjegjës për ndërtimin e spitalev modulare dhe funksionimin e tyre”, tha Nikollovski.

Ai tha se përgjegjësi do të ketë pas zgjedhjeve lokale, duke u shprehur i bindur se partia e tij do të fitojë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori