LAJMI I FUNDIT:

​Nikolla: Shqipëria e përkushtuar për të lobuar për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

​Nikolla: Shqipëria e përkushtuar për të lobuar për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i përbërë nga Saranda Bogujevci, si dhe Ariana Musliu-Shoshi e Arben Gashi, anëtarë, është pritur në Tiranë nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në takim u diskutua lidhur me intensifikimin e angazhimeve të të dy parlamenteve dhe delegacioneve respektive në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, vetëm disa ditë pas aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE).

Kryesuesja e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bogujevci, vlerësoi lart rolin e Shqipërisë në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe në këtë linjë, mbështetjen e madhe të saj në procesin e aplikimit për anëtarësim në KiE.


Kryesuesja Bogujevci falënderoi kryetaren Nikolla dhe delegacionin e Tiranës në Asamblenë Parlamentare të KiE për këtë kontribut.

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, nga ana e saj, theksoi përkushtimin e Kuvendit të Shqipërisë për të lobuar në të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të KiE-së për të mbështetur pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Në funksion të arritjes së këtij objektivi, delegacioni i Kuvendit të Kosovës u prit në një takim të veçantë edhe nga delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë pranë APKiE, kryesuar nga Blerina Gjylameti, kryesuese e delegacionit.

Sipas komunikatës, në këto takime të ngrohta e miqësore, u diskutua edhe për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit midis dy parlamenteve, në kuadër të veprimtarisë së përditshme parlamentare.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, delegacioni takoi edhe sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Armand Skapi dhe drejtorin e përgjithshëm, Sokol Dedja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori