Emri i ndërmjetësuesit të SHBA-së dhe Holandës në kontestin me emrin, është në mesin e thashethemeve dhe sugjerimeve se ai vetëm ai mund të ulet në këtë karrige ministrore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përvoje Dimitrovit tregon se është kompetent për këtë punë. Dje ai në rrjetin social në Facebook ka postuar një fotografi me diplomatin amerikan Hoyt Yee dhe me këtë ka nxitur edhe më tej spekulimet, shkruan Faktor.
“Një takim i hapur dhe i përzemërt me Hoyt Yee në Departamentin e Shtetit. Maqedonisë do t’i duhet mbështetje e SHBA-së në rrugën: një vend të lirë, të drejtë dhe evropian. Kurse një shtet i ligjit dhe rritja ekonomike janë miq të ngushtë”, shkruan Dimitrov në profilin e tij në FB.
Edhe pse ende nuk është bërë alokimi ministror, por sipas medias kanë filluar të lakohen disa emra të mundshëm, që me gjasë edhe mund të jenë udhëheqës të digasterëve të ndryshëm. /Telegrafi/