LAJMI I FUNDIT:

Nikki Haley i kërkon OKB-së tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova

Nikki Haley i kërkon OKB-së tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova

Në ditën e njëjtë kur njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i ambasadores së SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, i kishte dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ku kërkohet që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova, shkruan B92.

Letra është dërguar më 9 nëntor, të njëjtën ditë kur Nikki Haley konfirmoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i përfaqësueses së SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Në letrën e dërguar të Haley thuhet se përkrah përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për ruajtjen e paqes në botë.


“Kur misionet paqeruajtëse të OKB-së kryejnë punë të mira në vendet ku gjenden, janë në gjendje t’i japin fund konfliktit, të krijojnë procese demokratike politike dhe të zhvillojnë kapacitetet e tyre. Për shumë vite, misioni i OKB-së në Kosovë dha një shembull të një misioni të suksesshëm që zgjodhi një konflikt kompleks. Suksesi i Kosovës i shënuar me rastin e 10-vjetorit e shpalljes së pavarësisë, do të duhej të ishte arsyeja e kremtimit dhe simbol i kontributit të madh që OKB-ja ka dhënë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Evropë”, ka shkruar Haley.

Për fat të keq, thuhej tutje në letrën e Haley, misioni i OKB-së në Kosovë nuk ka ndryshuar pavarësisht progresit të bërë, dhe deklaratave të përsëritura të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit që UNMIK-u prej kohësh ka përfunduar mandatin e saj. Për këtë pa reflektuar në mënyrë të duhur mbi mandatin dhe misionin e UNMIK-ut, “politikat e jashtme dhe partitë me interesa të dëmshme do të vazhdojnë të mbajnë peng burimet e vlefshme të OKB-së”, thuhej ndër tjera në letrën e Haley.

“Për këtë arsye, kërkoj nga Sekretari i Përgjithshëm të ushtrojë ndikimin mbi autoritetet e tij, dhe të iniciojë një strategjinë e largimit e UNMIK-ut. Kur të ndërmerren hapa të tillë, do t’i mundësohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së qasje dhe vlerësim në rolin e misionit të OKB-së në Kosovë”.

“Duke ndërmarrë një hap të tillë, do të avancojmë në aspektin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe qëllimit të tyre të përbashkët, integrimin në BE. Gjithashtu, jam e bindur se strategjia e vlerësimit të punës së UNMIK-ut, por edhe strategjia e largimit do të ruajë integritetin e përpjekjeve tuaja të mëdha në zbatimin e reformave”, thuhet në fund të letrës, duke shpresuar se do të vazhdojë bashkëpunimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së në mbështetjen e paqes në Kosovë, por edhe në mbarë botën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori