LAJMI I FUNDIT:

Nikaj mohon se loboi pro masave: Shpifje, ne si PDK kemi qenë kundër sanksioneve të BE-së

Nikaj mohon se loboi pro masave: Shpifje, ne si PDK kemi qenë kundër sanksioneve të BE-së

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bernard Nikaj, ka mohuar akuzat se ai ka lobuar pro masave të BE-së ndaj Kosovës.

Nikaj së bashku me ish-zyrtarin e PDK-së, Petrit Selimajn, sipas disa deputetë të partisë në pushtet, u akuzuan se kanë kërkuar që masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës të mos hiqen.

Në Debat Plus Nikaj e quajti këtë pohim të pabazuar dhe shpifje, duke theksuar se çdo deklaratë e tillë është plotësisht e pavërtetë.


“E kam përsërit disa herë që ky pohim është plotësisht i pavërtetë. Për më tepër është një shpifja dhe për nga mënyra se si është prezantuar, tregon që ky pohim është i pavërtetë. E a parmen edhe kryetari i partisë zoti Krasniqi, e ka përmend edhe zonja Çitaku. Dhe unë aty sa herë jam pyetur dhe sa herë kam pasur mundësi ta shpjegoj, dhe më në fund edhe tek ti, këtu nuk ka asgjë të vërtetë.

Zoti Petrit Selimi as nuk është zyrtar i PDK-së e as nuk ka asnjë funksion në PDK.

Pohimi nuk përkon me përpjekjet e PDK-së që nga vendosja e masave e deri më tani. Ne ne vazhdimësi kemi lobuar dhe kemi pas qëndrim të qartë në raport më BE-në sa i përket masave ndryshe apo sanksioneve që i janë vendos Kosovës”, ka thënë Nikaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori