Nicola Berti kritikon lojtarët e Interit, i kërkon Spallettit të punojë në mentalitet

Ish-mesfushori legjendar i Interit, Nicola Berti, ka kritikuar lojtarët aktual të skuadrës zikaltër.
Berti i cili fitoi një titull të Serie A dhe dy Kupa UEFA me viteve 1988 dhe 1998, nuk ka kursyer aspak lojtarët e ish-ekipit të tij pas fillimit jo të mirë të sezonit.
“Lojtarë e Interit duhet ta kuptojnë se para kujt luajnë dhe se çfarë fanelle janë duke veshur”, ka thënë Berti për La Repubblica.
“Ata i detyroheshin 60 mijë tifozëve në San Siro të shtunën. Spalletti duhet të punojë në mentalitet”.
“Shumica e lojtarëve sapo janë kthyer nga Kampionati Botëror, kështu që pas pushimit të kombëtarëve ju do e shikoni Interin e vërtetë”.

“Sidoqoftë, në mesfushë ka padyshim diçka që mundon. Ndërsa në sulm, Lautaro mund të shtojë kualitet”, shtoi ai.
Interi nga dy xhirot e para ka vetëm një pikë, ndërsa në javën tjetër do të përballet me Bolognan. /Telegrafi/


















































