Ngritja e çmimit të rrymës nga ZRrE-ja dhe kundërshtimet e opozitës – deklaratat e fundit rreth tarifave të reja
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh.
Sipas ZRrE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se kjo bllok tarifë do të paguajnë me dy çmime të reja.
“Vendosja e bllok tarifave nuk është diskriminues. Disa nga komentet kanë qenë se a duhet të jetë rritje lineare. ZRrE-ja konstaton se pa një mbështetje nuk mund t’i arrij synimet. ZRrE propozon që blloku të zhvendoset në 800kWh, me dy tarifa prej 12.5 cent dhe 5.9 cent. Të gjithë konsumatorët komercial dhe të amvisëritë, ZRrE-ja propozon që për 800kWh të ketë zero rritje”, është thënë nga Departamenti i Tarifave të ZRrE-së, shkruan Telegrafi.
Pra, konsumatorët mbi këtë bllok do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent dhe 5.9 cent për tarifën e ulët, ndërsa ata që shpenzojnë deri në 800kWh, tarifa e lartë do të jetë 6.75 cent e ajo e ulëta prej 2.89 cent.
Në lidhje me shtrenjtimin e tarifave të rrymës, komente në ZRrE kanë dërguar Presidenca e Kosovës, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
View this post on Instagram
Kundërshtimet e opozitës
Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi, partitë opozitare e kanë kundërshtuar atë, duke e quajtur të ndikuar politikisht dhe të dëmshëm për qytetarët.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se ky vendim është marr në koordinim të plotë dhe me bekimin e kryeministrit Albin Kurti.
“Në koordinim direkt dhe me bekimin e plotë të qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, sot ZRrE zyrtarizoi vendimin e paralajmëruar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e vulosur rëndimin e mëtejmë të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Që nga fillimi i mandatit të saj, Qeveria Kurti ka dështuar të ndërmarrë çfarëdo hapi për të zhvilluar ekonominë e vendit, të rënduar shumë gjatë pandemisë, duke qenë e paaftë të adresojë kërkesat dhe nevojat e bizneseve, shumë prej të cilave i solli në prag të falimentimit. Për më shumë, qeveria ka dështuar të ndërmarrë masa, të parandalojë përkeqësimin dhe të lehtësojë barrën sociale për familjet kosovare, përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve në çdo produkt esencial”, thuhet në reagimin e Krasniqit.
Ndërsa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka njoftuar se pas vendimit të ZRrE-së kanë nisur me mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.
Abdixhiku gjatë një konference për medie ka theksuar se do të kërkojnë edhe shkarkimin e Bordit të ZRrE-së.
“Në Kuvend sot pushteti refuzoi edhe të diskutojë mbi këtë temë. Meqë refuzoi diskutimin si mjet në këtë temë ne refuzuam pjesëmarrjen në seancë. Kemi nisur mbledhjen e 40 nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme me qëllim që Kuvendi të dalë me qëndrim që e refuzon këtë vendim qeveritar dhe të ZRrE-së. Do të kërkojmë edhe shkarkimin e bordit të ZRrE-së”, është shprehur Abdixhiku.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është shprehur se tashmë i ka siguruar nënshkrimet për të thirrur seancë të jashtëzakonshme lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Kurse shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri derisa këtë vendim të ZRrE-së e konsideron të dëmshëm dhe në sinkronizim me Qeverinë e Kosovës, është shprehur se do të përdorin të gjithë mekanizmat përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese për ta revokuar këtë vendim për bllok tarifa.
“Ne kemi diskutuar me grupet parlamentare pra me PDK-në dhe LDK-në, jemi duke i mbledhur nënshkrimet, ne i kemi nënshkrimet tona të mbledhura, jemi duke e bërë edhe kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme, ne mendojmë që gara duhet të ndodh në Kuvend në seancë. Ne si deputetë paguhemi si deputetë me e përmbysur me e ndal një vendim tepër të dëmshëm të ZRrE-së e cila ka qenë gjatë gjithë kohës e sinkronizuar me Qeverinë për këto tarifa. Andaj, ne i kemi nënshkrimet dhe do të punojmë që kjo të ndodh. Ne duhet të mundohemi që nga Kuvendi sepse ZRrE është organ i Kuvendit, nga Kuvendi të shohim që këtë çështje ta revokojmë nëse jo do të përdorim të gjithë mekanizmat e pse jo edhe Gjykatën Kushtetuese për ta ndal”, ka theksuar Tahiri.
Edhe sipas Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), vendimi i ZRrE-së është i ndikuar politikisht dhe se nuk i kontribuon sektorit të energjisë.
“Subvencionimi selektiv dhe jo linear vetëm sa do të rrisë konsumin energjetik në vend. Ky vendim nuk i ndihmon tranzicionit energjetik. Përkundrazi, e vazhdon bllokimin artificial të sektorit të energjisë në vend. Jemi gjithashtu të shqetësuar nga kjo shpërfaqje e hapur e ndikimit politik të Qeverisë në vendimin e sotëm të ZRRE-së”, thuhet në reagimin e INDEP-it.
Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje