Ngritja e çmimeve të energjisë elektrike, naftës, vajit, sheqerti, miellit, por edhe shumë produkteve të tjera ushqimore në Kosovë vazhdon të jetë problem për qytetarët të cilët thonë se bizneset nuk kontrollohen nga shteti.
Ata thonë se ngritja e çmimeve në vend është bërë trend, përderisa Qeveria e Kosovës nuk po reagon.
Kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka thënë se ekzekutivi i vendit është dashur të reagojë qysh në fillim kur ka pasur ngritje të çmimit të energjisë dhe produkteve tjera.
Kurse sa i përket ngritjes së çmimit të biletave të autobusit, ai tha se si organizatë e kanë paralajmëruar këtë dukuri që para dy javësh.
“Ne kemi reaguar qysh para dy javësh për nismën e ngritjes së çmimeve të biletave lokale, urbane dhe ndër urbane dhe këtë apel këtë reagim, këto ofshamë nuk na e dëgjoi Qeveria, nuk na e dëgjoi as Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ku bënë pjesë infrastruktura e cilësisë, departamenti dhe zyra për mbrojtjen e konsumatorit, as Ministria e Drejtësisë, as askush. Kjo dhemb shumë sepse kur askush nuk të dëgjon i bie sikur të jesh jetim, pra ka pas, ka dhe kam frikë se do të ketë në vazhdim ngritje të çmimeve jo sepse janë ato të arsyeshme por sepse është zhvilluar një oreks i ngritjes së stuhishme të çmimeve, një stampetë e ngritjes së çmimeve, një trend dhe nëse t’i nuk e ngrit çmimin nuk je trendi në ekonomi, nuk je trendi në treg”, thotë Kaçaniku.
“Qeveria është dashur të reagojë që në fillim, të ndikojë te energjia elektrike, të ndikojë te karburantet, të ndikojë te të gjitha llojet tjera të energjisë elektrike, edhe te çështja e gazit të ketë qenë një vendim më popullor më fasilitues. Po ashtu, Qeveria duke u arsyetuar se çmimet i rregullon tregu, atëherë duhet ta vë në veprim tregun, nëse tregun Qeveria nuk mund ta vë në veprim, atëherë ne nuk kemi treg, nëse nuk kemi treg, atëherë pse nuk veprojnë ligjet, nëse nuk veprojnë ligjet, do të kishte treg nëse do të vepronte dhe do të kishte treg si rregullator çmimesh”, ka shtuar ai.
Kurse, Fadil Berjani, kryetari i Shoqatës së Natarëve të Kosovës, ka thënë se ngritja e çmimit të naftës nuk ka të bëjë më ngritjen e çminimeve të gjerave të tjera.
“Çmimet në Kosovë sot sillen Dizelli 1.18 deri 1.26, Benzina 1.22 deri 1.31. Çmimin e përcakton bursa dhe organizata prodhuese OPEC. Kur kemi reduktim të prodhimit, çmimet rriten. Qytetarët e Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion. Përveç, Maqedonisë Veriore që e ka dizelin më të lirë se ne, shkaku që akcizën e ka më të lirë për 22 cent për litër. Ndërsa benzina, çmimin e ka si te ne. Çmimet në Shqipëri, Dizelli është 1.50 cent dhe Benzina 1.52 cent. Ne jemi më të lirë me çmime se Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria. Sa i përket çmimit të biletave të autobusit, normal që ndikon edhe rritja e çmimit të naftë, por sa i përket rritjes të çmimit në gjëra ushqimore, nuk kanë ndikim rritja e çmimit të derivateve. Kemi rastin vitin e kaluar ku çmimi i derivateve ka qenë në shitje në Kosovë prej 78 cent, por marketet kanë abuzuar me çmime të larta, nuk kanë mundur me u thirr se çmimet e derivateve janë të larta”, ka thënë ai.
Ndërkohë, për rritjen e çmimeve reaguan edhe qytetarët. Afrim Abdullahu shprehet se kjo rritje e çmimeve nuk është në rregull dhe se ekzekutivi duhet të reagojë.
“Nuk është në rregull rritje e çmimeve. Qeveria duhet të reagoj, nuk është në rregull kështu. Senet ushqimore të përballueshme janë por dikush nuk ka dhe nuk është në rregull pse me i ngrit çmimet. Bileta e autobusit, kjo, ajo, pse me rrit veç që munden. S’ka shtet kështu nuk është mirë” ka thënë ai.
Kurse, Halil Sylejmani tha se beson se ky është një trend në botë i cili do ta kaplojë edhe Kosovën
“Unë nuk kom hi me ble asgjë, nuk e di por sigurisht trendi është edhe evropian sipas disa gjërave, por edhe këtu nuk mundet me u bë ndryshe. Sigurisht që janë rrit çmimet edhe sigurisht kanë me përcjell trendin Ballkan dhe ne Evropë”, ka thënë ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Trump: E gjithë bota po na grabit

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker