Basketbolli është sporti që ka thithur investimet më të mëdha. Ato llogariten në dhjetëra miliona euro në 16 vjetët e pasluftës. Mirëpo, për gjithë këtë periudhë, asnjë klub kosovar nuk ka arritur të nxjerrë basketbollist të denjë për të luajtur me sukses në ndonjë skuadër jashtë Kosovës.
Përjashtim deri dikur bën Dardan Berisha, që sot është në Cibonë, e më herët ka luajtur në Poloni, por ai vlerësohet se është mësuar e është pjekur duke stërvitur në skuadra të huaja, e herë pas herë edhe në Pejë. Janë edhe disa që fare të rinj në moshë kanë ikur nga Kosova, si puna e Kenan Spahiut që sot luan me kampionin e Turqisë. Ai ishte vetëm 12 vjeç kur shkoi në Turqi. Si i ri edhe Berisha kishte shkuar në gjeneratat e reja të Cibonës.
Në fakt, ka pasur tentativa të disa basketbollistëve kosovarë për të luajtur jashtë vendit, por ato janë bërë kryesisht në liga të dobëta ose për periudha të shkurtra, shkruan sot Koha Ditore.
Ndryshe nga basketbolli, që stinorin e shkuar vetëm dy klubet më të mëdha, Prishtina e Peja, llogariten se bashkë kishin buxhet një milion euro, sportet tjera ia kanë dalë të nxjerrin lojtarë për tregun evropian.
Futbolli e volejbolli kanë nxjerrë lojtarë, madje edhe për ligat italiane, ndërkohë që edhe hendbolli ka nxjerrë disa.
Ndryshe nga kjo dobësi, vetë skuadrat kosovare vlerësohen të mira në raport me ato të rajonit. Sigal Prishtina është kampione e Ligës Ballkanike, ndërkohë që në këtë garë, bashkë më të, sivjet marrin pjesë edhe Peja e Bashkimi. Por forca e skuadrave kosovare është e përqendruar të te huajt, lojtarë e trajnerë.
Drilon Hajrizi, që konsiderohet ndër më të mirët në Kosovë, ka tentuar të bëjë karrierë jashtë. Nuk ia ka dalë, por nuk është dorëzuar.
Ai e di pse klubet nuk po nxjerrin lojtarë të rinj.
"Kryesisht të gjithë po fokusohen tek ekipet e para dhe nuk po punojnë shumë me gjeneratat e reja. Po ashtu edhe tek ekipi i parë hapësirë më shumë po iu jepet të huajve, kurse të rinjtë falë rregullit të Federatës po arrijnë të aktivizohen nga pak", është shprehur Hajrizi. "Do të kishte qenë e udhës që trajnerët e ekipeve të para të angazhohen edhe me gjeneratat e reja në mënyrë që të nxjerrim talente. Kam pasur disa tentime për të luajtur jashtë dhe ende nuk kam hequr dorë".
Njëri prej basketbollistëve më të suksesshëm që ka luajtur në Kosovë pas luftës vlerësohet Muhamed Thaçi. Ai ka fituar tituj kampioni me Prishtinën, Dukagjinin e Mabetexin. Thaçi thotë se problemi është edhe te skuadrat, por edhe të trajnerët e huaj, të cilët punojnë në Kosovë. Sipas tij, ekipet kosovare bëjnë planifikime të gabuara, pasi bazohen vetëm në rezultate dhe jo në nxjerrjen e lojtarëve të rinj, të cilët do ta përfaqësonin me sukses Kosovën nëpër Evropë.
"Skuadrat e mëdha në Kosovë nuk kanë kërkuar që gjatë kësaj kohe të nxjerrin lojtarë për të ardhmen, por vetëm kanë kërkuar rezultate. Thjesht, basketbolli është ngritur si sport artificial gjatë tërë kësaj periudhe, kurse investimet kanë qenë marramendëse", është shprehur Thaçi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe