LAJMI I FUNDIT:

Ngritet padi penale kundër “TEC Manastir” dhe drejtorit të ELEM-it

Ngritet padi penale kundër “TEC Manastir” dhe drejtorit të ELEM-it

Shoqata nga Manastiri “Për ne bëhet fjalë” sot në Prokurorinë Themelore Publike – Manastir ka dorëzuar padi penale kundër drejtorit të përgjithshëm të ELEM-it Kristijan Mickovskit, kundër pesë personave të tjerë dhe kundër kombinatit energjetik TEC Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga shoqata “Për ne bëhet fjalë” shprehen se prej vitit 2010 deri më sot, kombinati energjetik TEC Manastir nuk e ka penguar përhapjen e mbetjeve të dëmshme në rajonin e Pellagonisë.

“Padia penale është vetëm fillimi i një procesi gjyqësor. Në rast nevoje, padia do të mbërrijë edhe deri te gjykatat ndërkombëtare, derisa ky problem me të cilin ballafaqohen qytetarët e rajonit të Pellagonisë nuk zgjidhet tërësisht”, u shpreh Ilija Balltovski, nga Shoqata “Për ne bëhet fjalë”.


Sipas shoqatës, mbetjet që barten në deponinë e kombinatit energjetik TEC Manastir përmbajnë elemente radioaktive dhe grimca që kanë efekt tejet negativ mbi shëndetin e njerëzve si dhe mbi ambientin jetësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori