LAJMI I FUNDIT:

Ngritën tensionet mes Gjermanisë dhe Turqisë

Ngritën tensionet mes Gjermanisë dhe Turqisë

Ditëve të fundit janë ngritur tensionet mes Gjermanisë dhe Turqisë, pas arrestimit të gazetarit gjerman në Turqi, i cili dyshohet për terrorizëm.

Gjermania ka reaguar ndaj këtij veprimi të drejtësisë turke, duke kërkuar lirimin e tij dhe respektimin e lirisë së mediave në Turqi. Gjermania ka deklaruar se nuk janë të dëshirueshëm në Gjemani zyrtarët turq që shkelin të drejtat e gazetarëve.

Sot ambasadori i Gjermanisë në Ankara, Martin Erdmann, është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me zhvillimet që rezultuan në anulimin e takimit të ministrit të Drejtësisë të Turqisë, Bekir Bozdag me qytetarët turq në Gjermani.


Sipas mediave turke, Erdmann është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme me urdhër të ministrit Mevlut Çavusoglu, në lidhje me ngjarjet pas së cilës pasoi anulimi i programit në Gjermani, ku ministry Bozdag duhej të takohej me qytetarët turq në Gjermani.

Zëvendëskëshilltari, Mehmet Kemal Bozay, ambasadorit gjerman i ka përcjellë pakënaqësinë dhe reagimet në lidhje me zhvillimet e fundit.

Në trend Botë

Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori