Ngritën temperaturat, sot deri në 33 gradë celsius

Kthjellimet vijojnë në zonat bregdetare të Shqipërisë, por vranësira kalimtare do ketë në zonat malore kryesisht në ekstremin Verior.
Pasditja fuqizon vranësirat në zonat malore në Veri dhe Qendër, ndërsa Jugperëndimi mbetet kryesisht me kthjellime.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës duke shënuar maksimalisht 33°C.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi jetë 2 ballë.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 13/31°C
Zonat e ulëta 15/33°C
Zonat bregdetare 18/33°C. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/09/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































