Pas një dite të gjatë dhe të lodhshme në punë, nganjëherë nuk ka asgjë më të mirë se sa të ktheheni në shtëpi dhe të hani disa ushqime para televizorit.
Por, nëse darka juaj përmban oriz, mund të jetë më mirë të rishqyrtoni vaktin tuaj.
Kjo pasi ekspertët kanë paralajmëruar se ngrënia e tepërt e orizit mund të rezultojë fatale në planin afatgjatë.
Orizi përmban nivel të ulët arseniku dhe tani mendohet se ekspozimi i zgjatur ndaj kësaj mund të kontribuojë në mijëra vdekje të parakohshme.
Sipas hulumtimeve nga dy universitete të Mançesterit, ekspozimi i zgjatur ndaj niveleve të ulëta të arsenikut inorganik mund të lidhet me probleme shëndetësore siç janë kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Studiuesit nga Universiteti i Mançesterit dhe Universiteti i Salfordit kanë hulumtuar këtë marrëdhënie dhe gjetjet e tyre u botuan së fundmi në revistën ‘Science of the Environment Total’.
Rezultatet e tyre tregojnë se pasi të jenë marrë parasysh faktorët kryesorë që dihen për të kontribuar në sëmundjet kardiovaskulare, ekziston një lidhje e konsiderueshme midis vdekshmërisë së ngritur kardiovaskulare dhe konsumit të orizit me arsenik inorganik.
Profesori David Polya nga Universiteti i Mançesterit tha: “Lloji i studimit të ndërmarrë, një studim ekologjik, ka shumë kufizime, por është një mënyrë relativisht e lirë për të përcaktuar nëse ekziston një lidhje e besueshme midis rritjes së konsumit të orizit inorganik që mban arsenik inorganik dhe rritjes së rrezikut nga sëmundje kardiovaskulare”.
“Studimi sugjeron që 25 për qind e personave që konsumojnë më shumë oriz mund të jenë me siguri në rrezik më të madh të vdekshmërisë kardiovaskulare për shkak të ekspozimit në arsen inorganik krahasuar me 25 për qind të personave që konsumojnë më pak”.
Ende kërkohen më shumë kërkime të fuqishme për të konfirmuar këto gjetje. Aktualisht më shumë se tre miliardë njerëz në të gjithë botën konsumojnë oriz si ushqim kryesor.
Ekspertët nuk i kanë paralajmëruar njerëzit të ndalojnë së ngrëni oriz, por përkundrazi sugjerojnë të konsumojnë lloje të ndryshme orizi, të cilat dihet se përmbajnë më pak arsenik joorganik. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi