Në bregun e Liqenit të Dibrës këto dit mund të shihen mijëra guaska të ngordhura. Është një dukuri e cila flet për vazhdimin e problemeve të Eko sistemit në ujërat e Liqenit të Dibrës për shkak të uljes të nivelit minimal. Dukuria është teje shqetësuese meqë përsëritet dy vitet e fundit dhe kurrë më parë nuk ka qenë prezent. Ngordhja e guaskave ka përmasa shqetësuese, thonë përfaqësuesit të shoqatave ekologjike në Dibër. Koncesioneri i Liqenit të Dibrës për rekreim, shoqata e peshkatarëve sportiv “Trofta” një kohë të gjatë reagon për shkak të nivelit teje minimal të ujit, por, deri tani nuk ka përmirësim të situatës. Kryetari i shoqatës “Trofta”, Dritan Bocku për “Koha” thotë se niveli minimal drejtpërdrejt ndikon negativisht në florën dhe faunën në Liqenin e Dibrës.
“Ngordhja e mijëra guaskave është një argument i madh për situatën në të cilën ndodhet jeta e gjallë në ujërat e Liqenit. Pothuajse gjithë bregu i Liqenit të Dibrës është për plot me guaska të ngordhura që qartë flet për një katastrofë ekologjike të Liqenit të Dibrës. Shoqata e jonë në kontinuitet reagon por që askush nuk ndërmerr ndonjë aktivitet për të mbrojtur nivelin e nevojshëm të Liqenit i cili do të garantojë një jetë normale në ujë të florës dhe faunës”, thotë kryetari i shoqatës “Trofta”, Dritan Bocku. Kjo shoqatë vazhdimisht mban mbledhje të kryesisë dhe me shqetësime paraqet problemet të Liqenit të Dibrës. Shoqatat në fjalë kanë theksuar se e ka të qartë faktin se liqeni i Dibrës është për të prodhuar rrymë elektrike në Hidrocentralin “Spilje”, por njëkohësisht ELEM duhet ta ketë parasysh edhe minimumin e garantuar. Ulja maksimale e nivelit rrit temperaturën të ujit të Liqenit dhe ndodh që ngordhja e guaskave të paraqitet dhe sidomos viteve të fundit me dimensione teje shqetësuese. Një situatë e këtillë faktikisht shkatërron eko sistemin e liqenit por njëkohësisht, duke marrë parasysh se Liqeni mbushet nga lumenjtë e njohur Radika dhe Drini i Zi, shkaktohen dëme edhe në këto lumenj.
Kur është në pyetje ngordhja masive e guaskave disa herë vlerësime kanë dhënë edhe përfaqësuesit e njësisë së Ministrisë së Bujqësisë. Kryeshefi i kësaj njësie në Dibër Arben Mulladauti thotë se ngordhja e guaskave ka të bëj me nivelin minimal të ujit në Liqenin e Dibrës. Ai potencon se guaskat mes tjerave paraqesin edhe ushqim për peshqit në liqe dhe kjo do të thotë se aktualisht fillon të mungon edhe ushqimi për peshqit. Mulladauti shton se guaskat e ngordhura shkaktojnë probleme edhe në eko sistemin jashtë ujit. Reagime ka edhe nga shoqatat të tjera qytetare, meqë dukuria në fjalë drejtpërdrejt ndikon në eko sistemin e liqenit i cili edhe pse është artificial është një shtyllë e fuqishme për zhvillimin e turizmit në komunën e Dibrës. Nga ana tjetër qëndrimi i përfaqësuesve të Hidrocentralit “Spilj”, i cili është pjesë e sistemit të Hidrocentraleve të Drinit të Zi por edhe Elektro-Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut në kontinuitet thonë se edhe përkundrejt nevojës për prodhimin e rrymës elektrike, respektohet minimumi i nivelit të ujit. Aktualisht liqeni i Dibrës ka një ulje të nivelit për mbi 70 metra, thonë përfaqësuesit të shoqatave ekologjike dibrane. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbrojtja e të dhënave personale, mbahet trajnimi për forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të institucioneve publike

MPJ-Maqedoni për ambasadorët e tërhequr: Akuza të pasakta që nuk korrespondojnë me situatën aktuale

GJKKO lehtëson masat e sigurisë disa pedagog të Universitetit Bujqësor, reagon Rama

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?