LAJMI I FUNDIT:

Ngjarjet që përshkruan vitit 2021 në basketbollin e Kosovës

Ngjarjet që përshkruan vitit 2021 në basketbollin e Kosovës

Viti 2021 ishte shumë i ngjeshur me aktivitete për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) si në garat vendore, ashtu edhe në Ligën UNIKE dhe në garat ndërkombëtare.

Për herë u mbajt Liga Unike te meshkujt, e më pas filloi edhe te femrat. U mbajt edhe Superkupa Mbarëkombëtare në të dyja konkurrencat, në Vlorë dhe Shkodër.

Në garat ndërkombëtare fituam tri medalje: vashat e Kosovës A fituan medaljen e bronztë, kurse U16 dhe U18 te meshkujt fituan medaljet e arta, pa harruar edhe fitoren e Kosovës A ndaj Danimarkës.


Gjatë verës u organizua FIBA European Challenger për U16 te meshkujt, ku morën pjesë gjashtë shtete dhe triumfuan Dardanët e rinj. U mbajtën edhe kurse për trajnerë e gjyqtarë.

FBK për herë të parë në vitin 2021 ka filluar me implementimin e Planit Strategjik (2021-2025), plan ky nëpërmjet të cilit synon të zhvillohet dhe të rritet, andaj FBK e ka përgatitur një vizion realist për të ardhmen e Federatës nëpërmjet hartimit të këtij plani me ç’rast ne do të përpiqemi të shtyjmë potencialin tonë për zhvillim dhe për rritje të Federatës.

Ka ende shumë punë për të bërë përpara për të realizuar vizionin tonë, dhe këtë ne tashmë e dimë. Por, me krenari për atë që kemi arritur bashkërisht me grupet tona të interesit këtë vit, ne do të ballafaqohemi me të ardhmen me besim dhe optimizëm.

Kombëtarja e basketbollit (M), më e mira e Vitit 2020 nga KOK-u

Basketbollistët e Kosovës e kanë fituar çmimin “Kombëtarja e Vitit” 2020 në konkurrencën e meshkujve, e shpallur nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). Djelmoshat tanë, të udhëhequr nga Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Erjon Kastrati e Gëzim Morina, ia dolën që gjatë vitit 2020 të shënojnë dy fitore ndaj Islandës dhe Luksemburgut në muajin shkurt, duke e nisur kampanjën parakualifikuese për FIBA Kupën e Botës 2023 në mënyrën më të mirë. Rezultatet e mira nuk arritën t’i vazhdojnë edhe në muajin nëntor në takimet ndaj Sllovakisë e Islandës, në të cilat hendikep i madh ishte mungesa e lojtarëve kyç shkaku i pandemisë Covid-19.

Dardan Berisha, Sportisti i Vitit 2020

Çmimi i Sportistit të Vitit 2020 për herë të parë shkoi tek ylli i basketbollit tonë, Dardan Berisha. Çmimi është dhënë nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Berisha ishte njëri prej më të dalluarve në dy fitoret e Kombëtares tonë të basketbollit në ndeshjet ndaj Islandës dhe Luksemburgut. Ai kontribut të madh ka dhënë edhe për klubin e vendlindjes së tij, Peja, të cilës ia ktheu shkëlqimin, duke e fituar Kupën e Kosovës në basketboll 2020, derisa vazhdon të mbetet lojtari më i dalluar në Art Motion Superligën e Kosovës.

Astera Tuhina, Shpresë Olimpike nga KOK-u

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përzgjedhur Shpresat Olimpike për vitin 2021.. Basketbollistja e Kosovës, Astera Tuhina, është zgjedhur Shpresë Olimpikë për vitin 2021. Tuhina, e cila me sukses luan në Spanjë, është një nga shpresat më të mëdha të Kosovës në basketboll. Në vitin 2019, ishte pjesë e Kosovës U16 dhe U20, kurse këtë vit ka qenë pjesë e Përfaqësueses A, që për herë ka marrë pjesë në garat ndërkombëtare, përkatësisht në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që është mbajtur në Qipro. Tuhina ka luajtur edhe për Kosova U20 në FIBA U20 Women’s European Challenger që është organizuar në Shkup.

“FIBA Bubble” në Prishtinë

Nga 15 deri më 21 shkurt 2021 është organizuar me sukses Dritarja e Tretë e parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2023. Në ndeshjet e fundit në Grupin B, garuan Kosova, Islanda, Sllovakia dhe Luksemburgu, ku islandezët dhe sllovakët u kualifikuan tutje. Kosova ka pësuar nga Luksemburgu 89:99 (23:32, 23:23, 24:20, 19:24), derisa ka pësuar humbje edhe nga Sllovakia 73:77 (23:15, 14:20, 17:20, 19:22).

Final 8 Kupa e Kosovës në Suharekë

Nga 3 deri më 7 Shkurt është zhvilluar pjesa përfundimtare e Kupës së Kosovës në basketboll, si Final 8, finalja në konkurrencën e femrave dhe Final 4 i Kupës së Ligës së Parë të Meshkujve. Sigal Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll, duke mundur Golden Eagle Yllin me shifrat 76:82. Nigel Johnson u shpall MVP, trofe që ia dorëzoi anëtari i Bordit të FBK-së, Valon Bilalli, ndërsa trofeun e Kupës, kapitenit të Sigal Prishtinës, Edmond Azemi ia dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu. Prishtina ka mundur Bashkimin 75:71 duke e fituar Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave. Alexis Tolefree u shpall MVP, çmim që ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, derisa trofeun e Kupës, kapitenes së Prishtinës ua dorëzuan kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala. RC Cola Drita ka fituar Kupën e Ligës së Parë, duke mundur AS Prishtinën 75:67 në finale të Kupës të kësaj kategorie.

Mbahet Kuvendi i Punës i FBK-së

Më 30 Mars është mbajtur Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku 30 delegatë ishin të pranishëm nga 39 sa numëron gjithsej Kuvendi i FBK-së. Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka raportuar për punën në Federatën e Basketbollit të Kosovës gjatë vitit 2020, duke veçuar Final 8 në Rahovec dhe dy fitoret e Kosovës në muajin shkurt, por edhe Hartimin e Planit Strategjik 2021-2025, si dhe formimin e Ligës Unike, dhe të gjitha garat e zhvilluara në vitin që lamë pas. Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ka folur për Raportin e Auditimit për vitin 2020, Planin e Veprimit 2021, Planin Financiar 2021 dhe Planin e Marketingut 2021. Të gjitha këto pika të rendit të ditës janë votuar unanimisht. Fetahu ka bërë prezantimin e Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025, duke paraqitur pikat kyçe të Planit Strategjik. Edhe kjo pikë e rendit të ditës është miratuar unanimisht nga delegatët e pranishëm.

Golden Eagle Ylli triumfon në Ligën Unike

Golden Eagle Ylli ka triumfuar në Ligën Unike, duke mundur në finale Pejën 79:82.

Erjon Kastrati u zgjodh MVP i finales. Ky ishte trofeu i parë në histori të klubit për Golden Eagle Yllin.

Kjo ishte hera e parë që u organizua Final 8 në Ligën Unike. Ndeshjet çerekfinale u zhvilluan në Rahovec, kurse ato gjysmëfinale në Durrës, ku triumfoi skuadra therandase, ndërsa Rahoveci kishte zënë vendin e tretë, duke mundur Goga Basket. Në këtë garë morën pjesë edhe Sigal Prishtina, Vllaznia dhe Tirana.

Final 8 u organizua nga Liga Unike, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, Federatën Shqiptare të Basketbollit, KB Rahoveci dhe KB Goga Basket.

FBK për herë të parë organizoi Ligat Kombëtare të Sportit Shkollor

Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor ka organizuar Ligat Kombëtare të Sportit Shkollor në basketboll këtë vit. Qëllimi i këtyre dy ligave (vajza dhe djem), është që të rritet numri dhe interesimi tek gjeneratat e reja për tu marrë me sport, nxitja e konkurrencës dhe frymës sportive te rinia dhe ofrimi i mundësive për identifikimin e talenteve të basketbollit.

Shkollat janë përzgjedhur për këtë garë elitare të sportit shkollor si fituese të garave të organizuara në nivel komunal e rajonal nga Federata e Sportit Shkollor të Kosovës gjatë muajit mars. Fillimisht ishin zhvilluar shtatë xhiro në qytete të ndryshme të Kosovës dhe më pas u përcaktuar katër shkollat e para. Te femrat ka triumfuar SHFMU “Jeronim de Rada” nga Ferizaj, që në finale pas dy vazhdimeve ka mundur Thimi Mitko me rezultat 27:25. Në konkurrencën e meshkujve ka fituar SHFMU “Ismail Qemaili”, ku në finale shënoi fitore ndaj 7 Marsit, me shifrat 46:25.

Penza, kampione e Kosovës

Penza ka mundur Bashkimin 63:77 në ndeshjen e pestë finale, duke u shpallur kampione e Kosovës.

Finalet ishin shumë interesante, ku vetëm ndeshja e pestë përcaktoi kampionin, pasi në katër takimet, rezultati ishte 2:2. Kujtojmë se Penza në gjysmëfinale kishte eliminuar Prishtinën, kurse Bashkimi mundi Vëllaznimin. Trofeun kapitenes së Penzës, ia ndau kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes FBK-së dhe MKRS-së

Federata e Basketbollit e Kosovës në fillim të muajit maj ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe ministri Hajrulla Çeku ishin të lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit, duke theksuar se bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka qenë gjithmonë mbështetëse për Federatën e Basketbollit të Kosovës, duke e përkrahur në projekte të ndryshme.

Ndihma nga MRKS është shumë e rëndësishme dhe domethënëse për FBK-në dhe basketbollin e Kosovës, sidomos tani kur ende po përballemi me vështirësitë e pandemisë me Covid 19.

Golden Eagle Ylli, kampion i Kosovës

Golden Eagle Ylli ka mundur Pejën me 67:70 në ndeshjen e tretë finale të “play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Golden Eagle Ylli u shpall për herë të parë kampion i Kosovës, pasi në finale triumfoi me seri 3:0 dhe me plotë meritë i takoi titulli kampion, për herë të parë në histori të klubit, ndërsa i dyti në përgjithësi, pas më herët fituan edhe Ligën Unike. Kupën kapitenit Egzon Kuci, ia dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Golden Eagle Ylli kampion i Kosovës – Epoka e Re

Alma dhe Grapeland fitojnë në turneun 3×3

Është mbajtur turneu 3×3, organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Turneu është organizuar në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave. Te meshkujt kanë marrë pjesë 12 ekipe, duke dhuruar spektakël në Prishtinë. Në finale janë takuar Air Force dhe Grapeland. Pas një sfide shumë të bukur dhe dramatike, ekipi nga Rahoveci ka fituar 17:19, me dy pikë në fund nga Bardh Rexha. Ekipi Grapeland më pas përfaqësoi Kosovën në turneun e FIBA-s në 3×3.

Ekipi i Grapeland përbëhej nga Bardh Rexha, Visar Ejupi dhe Altin Selmancena, derisa Kupën ia dorëzoi anëtari i Bordit të FBK-së, Leart Hoxha.

Ekipi Alma ka triumfuar në konkurrencën e femrave, në turneun 3×3. Në finalen e femrave, Alma ka mundur ekipin 3×3 Prishtina me rezultat 19:13.

Ndeshja finale ishte mjaft e bukur dhe atraktive, kurse në fund festoi ekipi Alma, që përbëhej nga Arbnore Përquku, Saranda Daci, Diedona Halitaj dhe Marigona Rushiti, derisa Kupën ia dorëzoi Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Mbahet Festivali i Minibasketbollit

Federata e Basketbollit e Kosovës me sukses ka organizuar Festivalin e Minibasketbollit.

Kjo është hera e parë që mbahet një organizim i tillë. Në këtë Festival të Minibasketbollit kanë marrë pjesë 18 ekipe, në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave.

Rreth 250 fëmijë ishin pjesëmarrës, duke u argëtuar për më shumë se tre orë. Garat janë zhvilluar në “Don Bosko”.

Qëllimi i organizimit ishte pjesëmarrja e sa më shumë fëmijëve dhe të argëtohen mes vete, ndërsa nuk kishte karakter garues.

Fëmijët ishin shumë të lumtur me organizimin dhe lojërat e zhvilluara mes tyre, derisa në fund të gjitha skuadrat në fund kanë marrë nga një Kupë.

Federata e Basketbollit e Kosovës shpreson në masivizimin e basketbollit në të dyja konkurrencat, derisa ky organizim ishte një shenjë pozitive se fëmijët e duan basketbollin dhe një ditë duan të bëhen profesionist.

Kongresi Afatmesëm, FIBA lavdëron FBK-në për Planin Strategjik 2021-2025

Më 3 Qershor, është mbajtur Kongresi Afatmesëm i FIBA-s, ku nga Kosova kanë marrë pjesë kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku. Në përgjithësi morën pjesë 161 delegatë nga Federatat Nacionale, si dhe anëtarët e Bordit Qendror të FIBA-s, Drejtorët Ekzekutivë të FIBA-s nga pesë Zyrat Rajonale dhe Kryetarët e Komisioneve të FIBA-s. Kongresi ishte ‘Online’.

Andreas Zagklis, Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, dha një raport gjithëpërfshirës mbi aktivitetet e FIBA-s dhe mënyrën se si FIBA i është përgjigjur pandemisë, së bashku me Objektivat Strategjikë të FIBA-s për 2019-2027, duke u përqendruar në aktivitetet aktuale në lidhje me tre përparësitë strategjike për 2019-2023: Federatat, Gratë në Basketboll dhe Zgjeroni Familjen së FIBA-s.

FIBA ka lavdëruar FBK-në për punën e bërë, duke mos u ndaluar gjatë pandemisë, ku edhe pse u anuluan garat, Shtëpia e Basketbollit të Kosovës ka punuar për Planin Strategjik 2021-2025 dhe nuk është ndalur asnjëherë. Ky Plan Strategjik është bërë në bashkëpunim me FIBA-n dhe përmban planin e dejatuar për zhvillimin dhe masivizimin e basketbollit të Kosovës.

Garat 3×3 në Rumani

Kosova 3×3 ka marrë pjesë në fazën e grupeve në kualifikimet e FIBA Europe Cup në 3×3. Dardanët në ndeshjen e fundit kanë pësuar humbje nga Ukraina me rezultat 19:10. Për Kosovën pikët i shënoi Visar Ejupi pesë pikë, Bardh Rexha katër dhe Altin Selmancena një.

Më herët, Dardanët pësuan humbje nga Hungaria 21:12 dhe nga Britania e Madhe 22:13.

Në konkurrencën e femrave Kosova ka pësuar humbje nga Estonia me rezultat 21:8 dhe nga Bjellorusia 17:8. Kjo është hera e parë që Kosova garon në konkurrencën e femrave në 3×3.

FBK i motivon vashat e Kosovës të merren me basketboll

Më 7 dhe 8 Korrik është zhvilluar Kampi “Hoop Girls”, që ka për qëllim promovimin e femrave në basketboll dhe roleve të ndryshme përmes të cilave ato kontribuojnë në zhvillimin e basketbollit dhe për të rritur pjesëmarrjen e femrave në basketboll.

Kampin e hapi, Edita Medunjanin, përgjegjësja e organizimit, e cila është shprehur se, vajzat jo vetëm që duhet të merren me basketboll, por edhe të vazhdojnë karrierën në sport, duke punuar si trajnere, gjyqtare, si administratore në klube dhe në strukturat udhëheqëse në klube. Ajo ftoi Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushkun dhe Nënkryetaren e FBK-së, Linda Shala të tregojnë përvojat e tyre në basketboll, por edhe si lidere.

Në ditën e dytë ishte vizita e Drejtorit të Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, i cili mbështet vajzat, së bashku me basketbollistin e Kosovës, Gëzim Morina dhe Anjesa Hazeraj, si gjyqtare.

U mbajt Kampi Nacional i FBK-së

Prej 4 deri më 10 Korrik ka përfunduar Kampi Nacional i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Kampi u organizua në palestrën “Don Bosko” për vajzat dhe djemtë U14, derisa është udhëhequr Arben Krasniqi, Drejtor Teknik në FBK.

Kampi është mbajtur në kuadër të programit të FIBA Europe për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (Youth Development Fund/YDF). Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit të përbashkët të FIBA Europe Youth Development Fund tash e pesë vite së bashku me Federatën e Turqisë (udhëheqëse e projektit), Rumanisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Fëmijët e këtij kampi ishin kandidatë potencialë për të qenë pjesë e Qendrës Nacionale të Basketbollit.

Presidentja, ish-presidentja e shumë personalitete përkrahin Kosovën A te femrat

Kosova A – Femrat për herë të parë ka garuar në arenën ndërkombëtare, ndërsa në stërvitjet e zhvilluara në Prishtinë ka pasur përkrahje të madhe.

Fillimisht ishte kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, që i ka motivuar për suksese, ndërsa janë vizituar edhe nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala.

Vashat kosovare i vizituan dhe i ofruan përkrahje e suksese në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ish-Presidentja, Atifete Jahjaga, ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ish-basketbollistja e gjeneratës së artë, Shemisje Stublla dhe zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.

Medalja e bronztë për Kosovën

Kosova A e ka mundur Maltën 70:60, duke e fituar medaljen e bronztë duke përfunduar kështu e treta në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.

Kjo ishte hera e parë që vashat e Kosovës luajnë në garat ndërkombëtare.

Te Kosova u dalluan Era Shatri me 17 pikë e 15 kërcime, Saranda Daci me 14 pikë e 13 kërcime dhe Alexis Tolefree me 16 pikë.

Kjo ishte ndeshja e fundit për Kosovën në këtë Evropian, që ishte i suksesshëm duke marrë parasysh se ishte hera e parë që garon në arenën ndërkombëtare në konkurrencën e femrave.

Kosova kishte debutuar me fitore ndaj Qipros me rezultat 68:70, me një tre pikësh në fund nga Alexis Tolefree, e cila hyri edhe në top 5 të Evropianit.

Kosova U20 te femrat dhe meshkujt

Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve dhe femrave garoi në garat ndërkombëtare.

Kosova U20 (F) garoi në FIBA U20 Ëomen’s European Challenger në Shkup, duke u renditur në vendin e katërt në grup me një fitore dhe tri humbje. Por, mosha mesatare në ekipin e Kosovës ishte 17.83 vjeç. Basketbollistja më e re ishte Astera Tuhina me 16 vjet.

Ndërkohë, Kosova U20 (M) garoi në FIBA U20 European Challenger në Sopron të Hungarisë, ku edhe pse nuk arriti asnjë fitore kishte moshën mesatare prej 18.25 vjeç, me

lojtarë që premtojnë në të ardhmen dhe mund të jenë pjesë e kësaj grupmoshe edhe në dy vitet e ardhshme. Basketbollisti më i ri ishte Genc Zeqiri me 16 vjet.

Kosova, kampione e FIBA U18 European Challenger në Tiranë

Kosova ka mundur në finale Luksemburgun 84:58 (26:20, 20:25, 22:3, 16:10) për të triumfuar në FIBA U18 European Challenger, për U18 te meshkujt, kampionat që u zhvillua në Tiranë.

Dardanët shënuan katër fitore në katër ndeshje dhe me meritë u shpall kampione e kësaj gare. MVP i këtij kampionati u shpall Visar Ejupi i Kosovës.

Kosova mundi Shqipërinë 85:62, Moldavinë 108:45, Andorrën 80:71 dhe Luksemburgun në finale 84:58.

Basketbollistët e Kosovës U16 triumfojnë në Prishtinë

Kosova U16 ka zhvilluar paraqitje fantastike në FIBA U16 European Challenger për meshkuj që u zhvillua në Prishtinë, duke shënuar pesë fitore bindëse në pesë ndeshje të zhvilluara. Madje, me 7-8 basketbollistë, pas infektimit me Covid të katër

lojtarëve, kjo nuk i pengoi lojtarët e tjerë të japin maksimumin dhe të triumfojnë në shtëpi.

Dardanët e rinj shënuan fitore ndaj Maltën 117:20, Moldavinë 122:42, Gjibraltarin 98:19, Shqipërinë 103:46 dhe Luksemburgun 86:43.

MVP i Evropianit në Prishtinë u shpall Rron Dahsyla i Kosovës.

Në këtë Evropian për pesë ditë me radhë në Prishtinë garuan: Kosova, Shqipëria, Malta, Moldavia, Gjibraltari dhe Luksemburgu.

FIBA Evropa përgëzon FBK-në për organizimin me sukses të FIBA U16 European Challenger në Prishtinë

Gjyqtarët e Kosovës në ndeshjet ndërkombëtare

Gjyqtarët e Kosovës vazhdojnë të gjykojnë në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare.

FIBA Instruktori Nacional i FBK-së, Faton Kurshumlija, ka qenë vëzhgues në ndeshjen e FIBA EuroCup Women 2022 në Turqi mes Elazig Ozel Idare dhe Uni Gyor, si dhe në dy takimet tjera Orman Genclik-DVTK e Mersin-Horizont. Këto ishin takime të vlefshme në grupet e edicionit të rregullt. Ndërkohë, Kurshumlija ka qenë vëzhgues në sfidën Shqipëri-Luksemburg në parakualifikimet e Eurobasketit 2025 në Durrës te Meshkujt. Gjyqtari Xhelal Mumini ka ndarë drejtësinë në FIBA EuroCup Women 2022 në Turqi gjatë muajit tetor në ndeshjet Elazig Ozel Idare-Uni Gyor dhe Orman Genclik- Ludovika-FCSM Csata. Dardan Maxhuni ka ndarë drejtësinë në sfidën Mersin-Horizont, që u zhvillua në Turqi gjatë muajit tetor në fazën e grupeve. Ndërkohë, Daut Mehmeti ka qenë gjyqtar në ndeshjet Hatayspor Kulubu Dernegi – Enisey Krasnoyarsk, Bellona Kayseri – Universitas PECS dhe Elazig IL Ozelldare – BC Prometey, të gjitha të zhvilluara në kuadër të FIBA Euro Cup Women. Kurshumlija, Mumini, Maxhuni dhe Mehmeti kanë qenë po ashtu të angazhuar në FIBA European Challengers të organizuar gjatë verës.

Superkupa e Prizrenit-16

Prizreni 16 ka fituar Superkupën e Kosovës, duke mundur në finale Trepçën me rezultat 90:81. Lojë dramatike dhe interesante u zhvillua deri në fund, por në çastet e fundit prizrenasit ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan 90:81.

Trofeun MVP e fitoi Arti Hajdari, çmim të cilin ia ndau Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, kurse trofeun kapitenit të Prizrenit 16, Qëndrim Ajazaj ia dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Superkupa u organizua në Prishtinë nga Federata e Basketbollit e Kosovës ku morën pjesë tetë skuadrat e elitës së basketbollit dhe përfundoi me fitoren e prizrenasve.

Highlights nga ndeshja Prizreni-16 - Trepça — Superkupa e Kosovës

Dushku, Rugova dhe Medunjanin e përfunduan me sukses programin e FIBA Time-Out 2.0

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova dhe ish-basketbollistja, Edita Medunjanin më 11 shtator me sukses e kanë përfunduar programin e FIBA Time-Out 2.0.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Sekretari Gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis, Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak dhe mysafirë e bashkëpunëtorë të FIBA-s, në kuadër të këtij programi.

Penza triumfon për Superkupë në shtëpi

Më 5 Tetor, Penza fitoi Superkupën e Kosovës, duke mundur në finale Prishtinën me rezultat 77:71. Penza në gjysmëfinale kishte mundur Vëllaznimin, kurse Prishtina ishte më e mirë se Bashkimi. Sfida finale ishte interesante, duke u vendosur në minutat e fundit të takimit. Kupën kapitenes së Pejës, Valbona Bytyqi ia dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe zëvendësdrejtoresha e Ministrisë së Kulturës së Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani. Briana Ëilliams e Penzës u shpall MVP e Superkupës, çmim të cilin ia dorëzoi Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së.

Penza triumfon! Pejanet fitojnë Superkupën — FBK Liga e Femrave Superkupa e Kosovës

Penza fiton Superkupën Mbarëkombëtare në Vlorë

Penza e ka mundur në finale Prishtinën me rezultat 65:71 duke fituar Superkupën Mbarëkombëtare, që u organizua për herë të parë nga Liga Unike. Ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja u zhvillua në Vlorë, më 13 dhe 14 Tetor. Në gjysmëfinalen e parë, Penza mundi Flamurtarin e Vlorë, kurse Prishtina shënoi fitore ndaj Partizanit të Tiranës.

Takimet ishin mjaft interesante për adhuruesit e basketbollit, ku për herë të parë sfidoheshin klubet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë, ndërsa organizimi u ndihmua nga Federata e Basketbollit të Kosovës dhe asaj Shqiptare, si dhe klubi vendas Flamurtari.

Rael Whitsitt u shpall MVP e Superkupës Mbarëkombëtare, ku në finale shënoi 21 pikë e 14 kërcime. Kupën kapitenes së Penzës, Valbona Bytyqi ia dorëzoi kryetari i Bordit të Ligës Unike, Ilir Trebicka.

Golden Eagle Ylli triumfon në Superkupën Mbarëkombëtare

Golden Eagle Ylli ka fituar Superkupën Mbarëkombëtare, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 76:67. Ndeshjet gjysmëfinale u zhvilluan më 16 dhe 17 Tetor, në Durrës dhe Shkodër, derisa finalja u zhvillua në Shkodër, ku mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shumë personalitete sportive dhe politike. Ylli në gjysmëfinale kishte mundur Teutën e Durrësit, kurse Prishtina mundi Vllazninë në Shkodër, duke zhvilluar një finale kosovare, në edicionin e parë.

Kupën kapitenit të Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina, ia dorëzoi kryetari i Bordit të Ligës Unike, Ilir Trebicka.

MVP u shpall Mikaile Tmusiq, ndërsa çmimin ia dorëzoi Drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi.

Fillon implementimi i projektit madhor të FBK-së, Qendra Nacionale e Basketbollit

Një projekt shumë i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës ka filluar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Për herë të parë në vendin tonë, (më 18 Tetor) ka filluar Qendra Nacionale e Basketbollit, ku janë përzgjedhur lojtarët me potencial për të ardhmen.

Në këtë Qendër Nacionale janë grumbulluar 16 lojtarë (13 e 14 vjeç) nga e gjithë Kosova, ndërsa do të mbikëqyren nga Valentin Spaqi, Driton Obërtinca dhe Arben Krasniqi. Basketbollistët janë grumbulluar në Qendrën Social-Edukativo “Don Bosko” në Prishtinë. Ata po stërviten dy herë në ditë gjatë pesë ditëve të javës, kurse në fundjavë luajnë në klubet e tyre. Gjithashtu kanë në program edhe ndeshje miqësore.

Ky është një projekt madhor dhe shumë i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës, ku do të grumbullohen lojtarët/et me potencial për të ardhmen, e më pas do të jenë pjesë e Përfaqësueseve të Kosovës.

Basketbollistët që dalin nga Qendra Nacionale e Basketbollit do të jenë një ndihmë e madhe për të gjitha Përfaqësueset e reja të Kosovës, por edhe basketbollin e Kosovës.

Fitore e madhe e Kosovës

Kosova ka shënuar fitore të madhe më 28 Nëntor, duke e mundur Danimarkën 78:73 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e FIBA Eurobasket 2025.

Fillimi i ndeshjes ishte shumë interesant, ku herë njëra kalonte në epërsi e herë tjera dhe ishte një lojë e baraspeshuar që përfundoi 19:18 për vendasit. Dardanët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, edhe pse hasën në rezistencën e danezëve, megjithatë, me përkrahjen e tifozëve, këtë pjesë e fituan 20:16, duke shkuar në pushim me shifrat 38:33. Dardanët vazhduan me lojë të mirë në periudhën e tretë, ku shkëlqyen, duke rritur epërsinë minute pas minute. Epërsia më e lartë ishte 58:44, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:46. Epërsia u rrit edhe më shumë në çerekun e fundit, në 69:50, por danezët nuk u dorëzuan për ta ngushtuar epërsinë në 72:63, katër minuta nga fundi. Epërsia u ngushtua deri në vetëm tri pikë 76:73, megjithatë, Dardanët ishin të përqendruar në fund dhe triumfuan 78:73.

Te Kosova u dalluan Valon Bunjaku dhe Drilon Hajrizi me nga 14 pikë dhe Dardan Berisha me 16.

Kosova ka një fitore dhe një humbje nga Norvegjia me rezultat 86:77, ndërsa Danimarka një humbje.

I pranishëm në sfidën në Prishtinë ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shumë personalitete, si dhe pas një kohe të gjatë, rreth dy vjet, u rikthyen edhe Dardanët në tribuna.

Pensionohet Edo

Në pushimin mes pjesëve ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, më 28 Nëntor, është zhvilluar ceremonia e pensionimit të kapitenit legjendar, Edmond Azemi.

Fanellën me numër 4, ia ka dhuruar Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ndërsa topin e nënshkruar nga basketbollistët e Kosovës, ia ka dhuruar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po ashtu e nënshkroi.

Kryeministrit Kurti ia ka dhuruar një fanellë me numrin 1, Kryetari Fetahu, duke e falënderuar për përkrahjen e dhënë.

May be an image of 3 people, people standing and indoor

Prishtina, kampione vjeshtore, 10 ndeshje – 10 fitore

Prishtina është kampione vjeshtore e Superligës së Femrave. Skuadra prishtinase ka shënuar fitore në derbin ndaj Penzës me rezultat 91:65 në kuadër të javës së dhjetë në elitën e femrave.

Prishtina e përfundoi stinorin vjeshtor me dhjetë fitore në dhjetë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje, kurse kampionet me tetë fitore dhe dy humbje.

May be an image of 4 people and people standing

Mbahet Klinika për trajnerët në Minibasketboll

Më 12 Dhjetor është mbajtur klinika online për trajnerët e gjeneratave të reja për minibasketboll. Klinika është organizuar nga FBK në bashkëpunim me Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës dhe FIBA-n, ku ligjërues ishte eksperti i mirënjohur spanjoll Dr. Sergio Lara Bercial.

Tema e klinikës ka qenë: Trajnimi në minibasketboll-Filozofia, Metodologjia&Pedagogjia e punës.

Dushku edhe 4 vite në detyrën e Sekretares së Përgjithshme të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e fundit të mbajtur për këtë vit, konform Statutit të FBK-së, me propozim të Kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu e ka riemëruar për një mandat shtesë (4 vjeçar) Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, znj. Elvira Dushku.

Këtë vendim Bordi i FBK-së e ka marrë pas performancës së shkëlqyeshme të Dushkut në mandatin e saj të parë në detyrën e Sekretares së Përgjithshme të FBK-së.

Kryetari Fetahu dhe anëtarët e Bordit të FBK-së i kanë dëshiruar suksese edhe më të mëdha Dushkut në mandatin e saj të dytë.

Dushku u pati emëruar ushtruese e detyrës së Sekretares së Përgjithshme të FBK-së më 01.02.2017, ndërsa më 22.01.2018 ka filluar ta kryejë detyrën e Sekretares së Përgjithshme.

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Kosovë
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori