LAJMI I FUNDIT:

Ngjarjet e 27 prillit, më 15 janar vazhdon gjykimi kundër 18 personave

Ngjarjet e 27 prillit, më 15 janar vazhdon gjykimi kundër 18 personave

Procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë do të vazhdojë më 15 janar, por tani kundër 18 personave.

Gjykimi për “të enjten e përgjakshme” filloi në gusht të vitit të kaluar kundër 33 personave për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”, ndërsa në pajtim me Ligjin për amnisti në dhjetor të 2018 u amnistuan 15 të akuzuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Procesi gjyqësor ndodhet në fazën përfundimtare dhe në mesin e muajit janar pritet të vazhdojë me fjalët përfundimtare të mbrojtjes dhe prokurorisë.


Në bankën e të akuzuarve do të mbeten Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug, të cilët nuk dorëzuan kërkesë për amnisti, si dhe 13 të akuzuar tjerë kërkesat e të cilëve u refuzuan.

Gjykata refuzoi kërkesat e Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Nikoll Mitrevski, Goran Gjoshevski, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Mlladen Dodevski, Gorançe Angellovski, Vllatko Trajkovski dhe Vilijan Mihajllovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori