Tregim i shkurtë nga: Jorge Luis Borges
Përktheu: Gjergj Vlashi
Shumë vite isha fshehur e kisha pritur dhe ja, më në fund, armiku po vinte në shtëpinë time. E pashë duke ngjitur me zor të përpjetën e asaj suke. Mbante një shkop që, në duart e tij të plakura, nuk mund të ishte armë, por e përdorte për t’u mbështetur. Mezi e dëgjova trokitjen e tij të lehtë te dera ime. Pashë i pikëlluar dorëshkrimet e mia, gomën të ngrënë përgjysmë, traktatin e Artemidorit për ëndrrat, një libër i çuditshëm, sidomos për mua që nuk di greqisht. Desha ta mbyll derën me çelës, po ai hyri dhe u duk sikur do të plandosej përtokë; u kalamend, e lëshoi shkopin dhe u shtri në shtratin tim i dërrmuar. E kisha përfytyruar shumë herë në ankthet e mia, po atë çast vura re se ai ngjante si dy pika uji me portretin e mbramë të Linkolnit. Ora ishte katër pasdite.
U përkula mbi të, që të më dëgjonte më mirë.
– Njeriu kujton se vitet kalojnë për dikë, – i thashë, – po ata kalojnë edhe për të tjerët. Ja, më në fund u takuam dhe gjithçka ka ndodhur më parë, nuk ka më kuptim.
Ndërsa flisja, ai kishte shkopsitur pardesynë. Dorën e djathtë e mbante në xhepin e xhaketës. Më bëri një shenjë dhe unë e kuptova se kishte revolver.
Atëherë më tha i vendosur.
– Për të hyrë në shtëpinë tënde, përfitova nga përdëllimi. Tani të kam në dorë dhe unë nuk jam njeri që kam mëshirë.
Kërkova fjalët, se unë nuk jam njeri i fortë dhe vetëm fjalët mund të më shpëtonin. I zgjodha e i thashë:
– Është e vërtetë se para shumë kohësh kam keqtrajtuar një fëmijë, po ti nuk mund të jesh ai fëmijë dhe unë nuk jam më ai mendjelehti i dikurshëm. Shpagimi është po aq i sipërfaqshëm e qesharak sa ç’është edhe vetë falja.
– Pikërisht se unë nuk jam ai fëmijë, – u përgjigj, – do të të vras. Nuk është fjala për shpagim, po është një akt drejtësie. Argumentet që paraqet ti, Borges, janë marifete të thjeshta, të cilat shprehin frikën që ke se unë do të të vras. Tani nuk ke ç’bën më.
– Mund të bëj një gjë, – iu përgjigja.
– Çfarë? – pyeti.
– Të zgjohem.
Dhe ashtu bëra.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë