LAJMI I FUNDIT:

Ngjarje e tragjike në Strugë, burri therë me thikë bashkëshorten e tij

Ngjarje e tragjike në Strugë, burri therë me thikë bashkëshorten e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Strugë, me ç’rast një burrë 39-vjeçar vrau gruan e tij, e cila ishte pesë vjet më e re.

Sipas informacionit zyrtar të SPB Ohër, në rrugën “Risto Krle” në Strugë, gjatë një sherri verbal me burrin e saj, S. Р. (1987) u godit me thikë dhe iu nënshtrua plagëve. Vdekja është konfirmuar nga ekipi i Ndihmës së shpejtë – Strugë.

Ndërkohë autori i vrasjes, J. Р. (1982) është lënduar gjatë tentimit për të kryer vetëvrasje. Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë se po punojnë në zbardhjen e rastit. Çifti i ri kishte edhe fëmijë të moshës së mitur.


Ndërkohë nga Prokuroria sot nëpërmjet një njoftimi thonë se kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

“Sipas informacioneve të para, pas një diskutimi ndërmjet tyre, burri e ka goditur gruan disa herë me thikë dhe më pas u përpoq të bënte vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e miqve të tyre, ku çifti ishte për vizitë. Me urdhër të prokurorit publik, do të kryhet autopsia në trupin e viktimës. Gjurmët dhe provat janë mbledhur nga vendi i ngjarjes, të cilat do të shqyrtohen, përfshirë armën me të cilën është kryer krimi. Për të vërtetuar faktet, prokurori publik do të marrë në pyetje edhe dëshmitarët e ngjarjes”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori