LAJMI I FUNDIT:

Ngjarje e rëndë në Istog, dyvjeçarja gjendet e vdekur në shtëpi

Ngjarje e rëndë në Istog, dyvjeçarja gjendet e vdekur në shtëpi

Një tragjedi ka ndodhur sot në fshatin Zallq të Istogut.

Një 2-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës Fadil Gashi, ka thënë se 2-vjeçarja është gjetur pa shenja jete në një bazen të vogël në shtëpinë e saj.


“Sot pas orës 12:00, 2-vjeçarja është gjetur në një si bazen të vogël vetëm te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen”.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka njoftuar Gashi./Telegrafi/