Boksieri amerikan i peshës së rëndë, Jarrell Miller, zhvilloi një ndeshje mjaft të stuhishme gjatë natës në arenën më të famshme të boksit, Madison Square Garden.

Milleri arriti ta mposhtë ngushtë Kingsley Ibeh, por momenti që do të mbahet mend më shumë nga kjo përballje ndodhi në raundin e dytë dhe nuk kishte të bënte drejtpërdrejt me rezultatin.


Gjatë një shkëmbimi të ashpër goditjesh, Ibeh e goditi fort Millerin me një grusht nga lart, duke bërë që parukja e tij t’i binte nga koka në mes të ringut.


I vetëdijshëm për situatën, Miller reagoi me humor dhe vetëbesim, duke e hequr plotësisht paruken dhe duke e hedhur drejt publikut, veprim që shkaktoi entuziazëm të madh në tribuna.

Në fund, boksieri me përvojë e mbylli ndeshjen me fitore, kryesisht falë grushteve të shkurtra dhe kontrollit të duelit, duke triumfuar ndaj Ibeh me vendim të gjyqtarëve. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app